Discussion:
Rebeka Pano: Panajoti vdiq me endrren e tij per Futbollin
B***@aol.com
2010-01-21 13:42:39 UTC
Permalink
Interviste eskluzive me me bashkeshorten e Panajtot Panos - Rebeka Pano
BEQIR SINA, New York,
Rebeka Pano: Panajoti vdiq me endrren e tij per Futbollin

Jacksonville - Florida: Eshte ndare nga jeta ne Shtetet e Bashkuara te
Amerikes ne moshen 71 vjeç, legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano,
njeriu i cilesuar si futbollisti me i mire shqiptar i shekullit XX dhe nje nder
50 futbollistet me te mire te te gjitha koherave ne Europe. Ish-futbollisti
i Partizanit dhe Kombetares, ka nderruar jete per shkak te nje goditje
infarkti ne zemer, ndersa ishte per nje vizite familjare te vajza e tij
Nertila, ne Jacksonville - Florida.
Ndarja nga jeta e legjendes te futbollit shqiptar, Panajot Pano, ka prekur
thelle te gjithe shqiptaret, ne Shqiperi e kudo ne te gjitha viset
shqiptare, qe nga Kosova, Mali i Zi , Maqedonia , Presheva, Bujanovci, Medvegja,
Çameria dhe Diaspora. Komuniteti shqiptare ne Amerike e priti me hidherim te
thelle humbjen e futbollisitit te madh shqiptare.
Nje mik i kesaj familje, veprimtari i komunitetit, poeti Petraq Pali, i
tha gazetes sone, se edhe shqiptaret nga Uashingtoni dhe Virxhinia, e
percollen me dhimbje lajmin per vdekjen e Panajot Panos. Ai tha se per te
nderuar futbollisitin e madh shqiptare, nje grup prej tyre do t'i bejne nderimet
e fundit ne shtepine e vajzes se tij ne Florida, per t'i shprehu
ngushellimet e tyre. .
Vdekja e legjendes se futbollit shqiptare, Panajot Panos padyshim qe eshte
nje lajm i zi per futbollin shqiptar, eshte nje humbje e madhe per te
gjithe futbollin shqiptar. Rebeka Pano, bashkeshortja e legjendes se futbollit
shqiptar Panajot Pano flet ekskluzivisht per gazeten tone, per ndarjen e
dhimbshme dhe vitet jetes me legjenden e futbollit shqiptare
B S : Jeni larg Shqiperise dhe tani keni nje dhembje te madhe. Si u be qe
te vinit ketu bashke ne SHBA dhe te perjetoni ketu ndarjen e tij nga jeta ?

Rebeka Pano : Pano, erdhi ne Florida, Shtetet e Bashkuara te Amerikes,
ne shtator 2005 pasi ftoj statusin e bashkimit familjar me te bijen - pra
vajzen tone e cila eshte e martuar dhe jeton ketu ne Florida. Çka do te thote
se gjate gjithe kesaj periudhe derisa ai vdiq, pati ardhur e shkuar disa
here ne relacionin Tirane - Florida e anasjelltas. Kishte nje dashuri te
veçante per kete vend megjithese zemren gjithnje e kishte ne Shqiperi.
B S : Si e perjetuat kete goditje, duke ndjere tani mungesen e tij ?
Rebeka Pano : Me thene te verteten para me shume se 11 viteve, Panajoti,
eshte operuar ne nje spital te Greqise, nga nje semundje ne zemer, e cila
nese shprehem mire quhet "Aorta Dominale". Eshte operuar atje me ndihmen e
shtetit shqiptare . Dhe me thene te drejten ka pas nje shendet te plote edhe
pa probleme pas kesaj nderhyrje kirurgjikale ne zemer. Duhet theksuar si
ne Shqiperi dhe kur dilte jashte shtetit ishte gjithmone nen kujdesin e
mjekeve dhe merrte mjekime, por pa probleme te tilla shendetesore. Aq sa ne dhe
ai vete kurre nuk e mendonim se do te ishte kaq e shkurter jeta e tij.
Deri duke filluar nga dita e shtune, kur fare papritmas ai u nda nga jeta pas
dy goditjeve te papritura ne zemer. Megjithate kujdesin dhe nderhyrjen e
mjekeve amerikan, dhe trajtimi ne spital per t'u faleminderuar, nuk pati
sukses.

B S : Si u prit vdekja e tij ne komunitetin shqiptare ne Florida ?

Rebeka Pano : Oh! jemi jashtezakonisht te befasuar, dhe nuk jemi ne
gjendje ende ta shpjegojme sesa shume njerez ka pasur. Me eshte dukur vetja
sikur te ishin ne Tirane. Asnjehere nuk e kemi menduar se ka shume shqiptare
ne kete vend, dhe prania e tyre e respekti per Panajotin, na e ka lehtesuar
sadopak dhimbjen e madhe qe na ka kapluar keto dite - Ju faleminderit te
gjitheve ! Jam çuditur se vinin edhe prinder me femijet e tyre te cilet ne
shenje respekti u kishin veshur femijeve te tyre ndonje fanelle sportive te
kombetares shqiptare - me ngjyrat kuq e zi, momente shume prekese !
Nga ky rast perfitoje nga kjo bisede me ju te faleminderoje edhe ju e te
gjitha mjetet e shtypit, ne SHBA-es dhe ne Shqiperi, Kosove, e kudo ne viset
shqiptare, per vleresimin qe i kane bere Panajot Panos dhe pasqyrimin e
kesaj humbje te madhe , per ne dhe futbollin shqiptare qe ai donte aq shume.
B S : Zonje nese ke pak durim ne keto momente mjaft prekese dhe
emocionale, a mund te pershkruani pak jeten e tij keto vitet e fundit ?
Rebeka Pano : (Qan) Shume prekese kjo pyetje se tashti po e ndjeje me
gjithe mend se po ndahemi prej tij nje ndarje kjo e perjetshme qe nuk doja ta
besoja kurre ! ........ kemi kaluar nje jete te tere bashke me gezimet e
hidherimet qe ka vete jeta. Vetem se marre kuraje te flase pak, pasi te
pakten ai deri sa mbylli syte pati gjithe te mirat e jetes. Ka dashurine,
respektin dhe adhurimin e nje populli te tere qe e ka dashur dhe e kane dashur aq
shume. Panajot Pano ka marre nga te gjithe qytetaret e Shqiperise, dhe
mbare kombi shqiptar, nga institucionet me te larta te vendit dhe te
organizmave kryesore te sportit nderkombetar, vleresimet me te medha dhe me te
merituara.
Saqe qe arriten t'i japin edhe titullin me lart "Nderi i Kombit" nga
Presidenti i Republikes z Bamir Topi. Me pare se ai te vdiste mori edhe nje
vleresim te lart nderkombetar si nje nder 50 futbollistet me te mire te
Evropes, gjate gjithe koherave. Pano mori aq shume vleresime sa as kush nga
futbollistet shqiptare. Gjithe ajo loje e bukur qe beri ai nder vite per
Shqiperine e futbollin shqiptare jane shperblyer gjithmone nga populli dhe
institucionet shqiptare.
“Nderi i Kombit”, qe akordoi vitin e kaluar Presidenti Bamir Topi e
emocionoje shume Panajotin. Ai dha asokohe nje mesazh nga thellesia e shpirtit
te tij, teksa tha: “Me mire te luaja nje ndeshje nderkombetare, se sa te
vija ketu”, dhe i mbytur ne emocione, ne ato pak fjale qe tha, nuk la pa
permendur ndihmen qe kane dhene shoket e ekipit ne sukseset e tij. Titullin me
te larte te Shqiperise, “Nderi i Kombit”, ai e quante se eshte me shume se
nje milion dollare! Panajot Pano eshte tashme edhe zyrtarisht “Nderi i
Kombit Shqiptar”.
B S : A keni pershtypjen se ai vdiq me "endrren e Futbollit " ?
Rebeka Pano : Oh sa e donte futbollin sa ishte i lindur per futbollin. Pa
llogaritur sesi ai vepronte ne Tirane, por me duhet te them se sapo erdhi
ne Amerike, menjehere vendosi te gjitha kanalet shqiptare te sportit, dhe
nepermjet internetit ndiqte te gjitha lajmet sportive nga Shqiperia.
E "ndiqte" shume me zemer futbollin e sotem shqiptare. Ai vazhdimisht
ishte kritik ndaj tij kur ky futboll nuk arrinte rezultate te mira dhe gezohej
shume rezultateve te mira te kombetares shqiptare dhe klubeve tona ne
arenen nderkombetare. S'kishte dite, do te theksoja qe nuk e shqetesonte per
vendin e tij. Ai i ndiqte me shume vemendje zhvillimet ne Shqiperi aq sa dhe
kishte shprehur keto dite edhe shqetesimin e tij per permbytjet qe ndodhen
ne Shkoder. Aq sa ishte futbollist mire ishte edhe atdhetar i mire.
B S : Çfare keni planifikuar per ceremonine e varrimit ?
Rebeka Pano : Ketu do t'i bejme te gjitha nderimet e fundit - duke e
vendosur qysh sot, arkivolin me trupin e tij ne nje shtepi mortore, dhe hapur
kete funeral per te gjithe ata qe deshirojne t'i japin lamtumiren e fundit
Panajot Panos. Dy flamujt kombetar ai Amerikan dhe ai Shqiptare, do te jene
vendosur ne shtepine mortore, kurora dhe buqeta me lule te fresketa nga
bashkatdhetaret tane ketu do te rrethojne arkivolin . Nje portret ti tij me nje
uniforme te kombetares shqiptare me nje fanelle te kuq-e zi, me numrin 10
-te do te vendosin prane arkivolit me trupin e tij.
Dhe njekohesisht, pasi kemi marre njoftimin e ndihmes qe ka ofruar qeveria
shqiptare dhe autoritete e Shqiperise , jemi duke kryer proceduren e
zakonshme per dergimin e arkivolit me trupin e tij ne Shqiperi, ku siç mesuam
sot, Kryeministri i vendit Berisha, diten e varrimit te tij e ka shpallur
"Dite Zie". Shteti shqiptare ka marre persiper çdo gje per organizmin e
ceremonise mortore e cila nga fund java do te zhvillohet ne Tirane.

Largimi nga jeta

Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano eshte ndare nga jeta ne Shtetet
e Bashkuara te Amerikes ne moshen 71 vjeç, njeriu i cilesuar si
futbollisti me i mire shqiptar i shekullit XX dhe nje nder 50 futbollistet me te mire
te te gjitha koherave ne Evrope. Ish-futbollisti i Partizanit dhe
Kombetares, ka nderruar jete nga nje goditje infarkti ne zemer, ndersa ishte per
nje vizite familjare te vajza e tij Nertila, ne Jacksonville - Florida.
Kryeministri Berisha shpalli dite zie kombetare diten e zhvillimit te
ceremonialit te varrimit te te ndjerit Panajot Pano.
Kryeministri Berisha shpalli dite zie kombetare diten e zhvillimit te
ceremonialit funeber te te ndjerit Panajot Pano. “Ne te gjitha institucionet
shteterore dhe publike, flamuri kombetar te ulet ne gjysme shtize dhe ne oren
12.00 te mbahet nje minute heshte. Radio dhe Televizioni Publik, gjate
zhvillimit te ceremonialit, te transmetoje muzike funeber,” u shpreh
Kryeministri. Kryeministri theksoi se Ministria e Turizmit, Rinise, Kultures dhe
Sporteve do te organizoje ceremonialin dhe do te perballoje te gjitha
shpenzimet e varrimit.










Intervistë eskluzive me me bashkëshorten e Panajtot Panos - Rebeka Pano
BEQIR SINA, New York,
Rebeka Pano: Panajoti vdiq me ëndrrën e tij për Futbollin

Jacksonville - Florida: Është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës në moshën 71 vjeç, legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano,
njeriu i cilësuar si futbollisti më i mirë shqiptar i shekullit XX dhe një ndër
50 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në Europë.
Ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares, ka ndërruar jetë për shkak të një goditje
infarkti në zemër, ndërsa ishte për një vizitë familjare te vajza e tij
Nertila, në Jacksonville - Florida.
Ndarja nga jeta e legjendës të futbollit shqiptar, Panajot Pano, ka prekur
thellë të gjithë shqiptarët, në Shqipëri e kudo në të gjitha viset
shqiptare, që nga Kosova, Mali i Zi , Maqedonia , Presheva, Bujanovci, Medvegja,
Çamëria dhe Diaspora. Komuniteti shqiptarë në Amerikë e priti me hidhërim të
thellë humbjen e futbollisitit të madh shqiptarë.
Një mik i kësaj familje, veprimtari i komunitetit, poeti Petraq Pali, i tha
gazetës sonë, se edhe shqiptarët nga Uashingtoni dhe Virxhinia, e
përcollën me dhimbje lajmin për vdekjen e Panajot Panos. Ai tha se për të
nderuar futbollisitin e madh shqiptarë, një grup prej tyre do t'i bëjnë nderimet
e fundit në shtëpinë e vajzës së tij në Florida, për t'i shprehu
ngushëllimet e tyre. .
Vdekja e legjendës së futbollit shqiptarë, Panajot Panos padyshim që është
një lajm i zi për futbollin shqiptar, është një humbje e madhe për të
gjithë futbollin shqiptar. Rebeka Pano, bashkëshortja e legjendës së futbollit
shqiptar Panajot Pano flet ekskluzivisht për gazetën tonë, për ndarjen e
dhimbshme dhe vitet jetës me legjendën e futbollit shqiptarë



B S : Jeni larg Shqipërisë dhe tani keni një dhembje të madhe. Si u bë që
të vinit këtu bashkë në SHBA dhe të përjetoni këtu ndarjen e tij nga jeta ?



Rebeka Pano : Pano, erdhi në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
në shtator 2005 pasi ftoj statusin e bashkimit familjar me të bijën - pra
vajzën tonë e cila është e martuar dhe jeton këtu në Florida. Çka do të
thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe derisa ai vdiq, pati ardhur e shkuar disa
herë ne relacionin Tiranë - Florida e anasjelltas. Kishte një dashuri të
veçantë për këtë vend megjithëse zemrën gjithnjë e kishte në Shqipëri.



B S : Si e përjetuat këtë goditje, duke ndjerë tani mungesën e tij ?



Rebeka Pano : Më thënë të vërtetën para më shumë se 11 viteve,
Panajoti, është operuar në një spital të Greqisë, nga një sëmundje në zemër, e cila
nëse shprehem mirë quhet "Aorta Dominale". Është operuar atje më ndihmën e
shtetit shqiptarë . Dhe me thënë të drejtën ka pas një shëndet të plotë
edhe pa probleme pas kësaj ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Duhet theksuar si
në Shqipëri dhe kur dilte jashtë shtetit ishte gjithmonë nën kujdesin e
mjekëve dhe merrte mjekime, por pa probleme të tilla shëndetësore. Aq sa ne
dhe ai vetë kurrë nuk e mendonim se do të ishte kaq e shkurtër jeta e tij.
Deri duke filluar nga dita e shtunë, kur fare papritmas ai u nda nga jeta pas
dy goditjeve të papritura në zemër. Megjithatë kujdesin dhe ndërhyrjen e
mjekëve amerikan, dhe trajtimi në spital për t'u faleminderuar, nuk pati
sukses.


B S : Si u prit vdekja e tij në komunitetin shqiptarë në Florida ?


Rebeka Pano : Oh! jemi jashtëzakonisht të befasuar, dhe nuk jemi në
gjendje ende ta shpjegojmë sesa shumë njerëz ka pasur. Më është dukur vetja
sikur të ishin në Tiranë. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ka shumë shqiptarë
në këtë vend, dhe prania e tyre e respekti për Panajotin, na e ka lehtësuar
sadopak dhimbjen e madhe që na ka kapluar këto ditë - Ju faleminderit të
gjithëve ! Jam çuditur se vinin edhe prindër me fëmijët e tyre të cilët në
shenjë respekti u kishin veshur fëmijëve të tyre ndonjë fanellë sportive të
kombëtares shqiptare - me ngjyrat kuq e zi, momente shumë prekëse !

Nga ky rast përfitojë nga kjo bisedë me ju të faleminderojë edhe ju e të
gjitha mjetet e shtypit, në SHBA-ës dhe në Shqipëri, Kosovë, e kudo në viset
shqiptare, për vlerësimin që i kanë bërë Panajot Panos dhe pasqyrimin e
kësaj humbje të madhe , për ne dhe futbollin shqiptarë që ai donte aq shumë.



B S : Zonjë nëse ke pak durim në këto momente mjaft prekëse dhe
emocionale, a mund të përshkruani pak jetën e tij këto vitet e fundit ?



Rebeka Pano : (Qan) Shumë prekëse kjo pyetje se tashti po e ndjejë me
gjithë mend se po ndahemi prej tij një ndarje kjo e përjetshme që nuk doja ta
besoja kurrë ! ........ kemi kaluar një jetë të tërë bashkë me gëzimet e
hidhërimet që ka vetë jeta. Vetëm se marrë kurajë të flasë pak, pasi të
paktën ai deri sa mbylli sytë pati gjithë të mirat e jetës. Ka dashurinë,
respektin dhe adhurimin e një populli të tërë që e ka dashur dhe e kanë dashur
aq shumë. Panajot Pano ka marrë nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë, dhe
mbarë kombi shqiptar, nga institucionet më të larta të vendit dhe të
organizmave kryesorë të sportit ndërkombëtar, vlerësimet më të mëdha dhe më të
merituara.

Saqë që arritën t'i japin edhe titullin më lart "Nderi i Kombit" nga
Presidenti i Republikës z Bamir Topi. Më parë se ai të vdiste mori edhe një
vlerësim të lart ndërkombëtar si një ndër 50 futbollistët më të mirë të Evropës,
gjatë gjithë kohërave. Pano mori aq shumë vlerësime sa as kush nga
futbollistët shqiptarë. Gjithë ajo lojë e bukur që bëri ai ndër vite për
Shqipërinë e futbollin shqiptarë janë shpërblyer gjithmonë nga populli dhe
institucionet shqiptare.

“Nderi i Kombit”, që akordoi vitin e kaluar Presidenti Bamir Topi e
emocionojë shumë Panajotin. Ai dha asokohe një mesazh nga thellësia e shpirtit
të tij, teksa tha: “Më mirë të luaja një ndeshje ndërkombëtare, se sa të vija
këtu”, dhe i mbytur në emocione, në ato pak fjalë që tha, nuk la pa
përmendur ndihmën që kanë dhënë shokët e ekipit në sukseset e tij. Titullin më të
lartë të Shqipërisë, “Nderi i Kombit”, ai e quante se është më shumë se
një milion dollarë! Panajot Pano është tashmë edhe zyrtarisht “Nderi i
Kombit Shqiptar”.



B S : A keni përshtypjen se ai vdiq me "ëndrrën e Futbollit " ?



Rebeka Pano : Oh sa e donte futbollin sa ishte i lindur për futbollin.
Pa llogaritur sesi ai vepronte në Tiranë, por më duhet të them se sapo erdhi
në Amerikë, menjëherë vendosi të gjitha kanalet shqiptare të sportit, dhe
nëpërmjet internetit ndiqte të gjitha lajmet sportive nga Shqipëria.

E "ndiqte" shumë me zemër futbollin e sotëm shqiptarë. Ai vazhdimisht ishte
kritik ndaj tij kur ky futboll nuk arrinte rezultate të mira dhe gëzohej
shumë rezultateve të mira të kombëtares shqiptare dhe klubeve tona në arenën
ndërkombëtare. S'kishte ditë, do të theksoja që nuk e shqetësonte për
vendin e tij. Ai i ndiqte me shumë vëmendje zhvillimet në Shqipëri aq sa dhe
kishte shprehur këto ditë edhe shqetësimin e tij për përmbytjet që ndodhën në
Shkodër. Aq sa ishte futbollist mirë ishte edhe atdhetar i mirë.



B S : Çfarë keni planifikuar për ceremoninë e varrimit ?



Rebeka Pano : Këtu do t'i bëjmë të gjitha nderimet e fundit - duke e
vendosur qysh sot, arkivolin me trupin e tij në një shtëpi mortore, dhe hapur
këtë funeral për të gjithë ata që dëshirojnë t'i japin lamtumirën e fundit
Panajot Panos. Dy flamujt kombëtar ai Amerikan dhe ai Shqiptarë, do të jenë
vendosur në shtëpinë mortore, kurora dhe buqeta me lule të freskëta nga
bashkatdhetarët tanë këtu do të rrethojnë arkivolin . Një portret ti tij me
një uniformë të kombëtares shqiptare me një fanellë të kuq-e zi, me numrin 10
-të do të vendosin pranë arkivolit me trupin e tij.

Dhe njëkohësisht, pasi kemi marrë njoftimin e ndihmës që ka ofruar qeveria
shqiptare dhe autoritete e Shqipërisë , jemi duke kryer procedurën e
zakonshme për dërgimin e arkivolit me trupin e tij në Shqipëri, ku siç mësuam
sot, Kryeministri i vendit Berisha, ditën e varrimit të tij e ka shpallur
"Ditë Zie". Shteti shqiptarë ka marrë përsipër çdo gjë për organizmin e
ceremonisë mortore e cila nga fund java do të zhvillohet në Tiranë.






Largimi nga jeta


Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano është ndarë nga jeta në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës në moshën 71 vjeç, njeriu i cilësuar si
futbollisti më i mirë shqiptar i shekullit XX dhe një ndër 50 futbollistët më të mirë
të të gjitha kohërave në Evropë. Ish-futbollisti i Partizanit dhe
Kombëtares, ka ndërruar jetë nga një goditje infarkti në zemër, ndërsa ishte për
një vizitë familjare te vajza e tij Nertila, në Jacksonville - Florida.

Kryeministri Berisha shpalli ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të
ceremonialit të varrimit të të ndjerit Panajot Pano.


Kryeministri Berisha shpalli ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të
ceremonialit funebër të të ndjerit Panajot Pano. “Në të gjitha institucionet
shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar të ulet në gjysmë shtizë dhe në orën
12.00 të mbahet një minutë heshte. Radio dhe Televizioni Publik, gjatë
zhvillimit të ceremonialit, të transmetojë muzikë funebër,” u shpreh
Kryeministri. Kryeministri theksoi se Ministria e Turizmit, Rinisë, Kulturës dhe
Sporteve do të organizojë ceremonialin dhe do të përballojë të gjitha
shpenzimet e varrimit.

Loading...