Discussion:
Perkujtohen me nderime e lule edhe tre shqiptarët e 11 shtatorit
B***@aol.com
2010-09-12 10:39:20 UTC
Permalink
Nju Jork: U zhvillua ceremonia perkujtimore ne nderim te viktimave te
sulmeve te 11 shtatorit te vitit 2001
Nga Ground Zero Nju Jork, BEQIR SINA,
Shqiptaret kujtojne se bashku me viktimat e 11 shtatorit, Mon Gjonbalajn,
Simon Dedvukajn e Rrok Camajn
GROUND ZERO - NEW YORK CITY : Nen Presidenti Joe Biden iu bashkua sot
heret ne mengjes Kryetarit te Bashkise se Nju Jorkut, zotit Michael Bloomberg
dhe mijera anetarve te familjeve qe kane humbur njerezit e tyre dhe miqte,
per te kujtuar 2.752 viktimat qe u vran ne sulmin e 11 shtator 2001, mbi
Qendren Boterore te Tregtise - World Trade Center. Gati tre mije njerezit,
qe humben jeten nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas te me teper se 70
vendeve, nje bote e tere ne miniature, midis tyre humben jeten edhe tre
shqiptare: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
Pra te gjithe ata qe vdiqen me 11 shtator 2001, perfshire me shume se 400
punetore te shpetimit. Midis tyre ishin 343 zjarrfikes dhe 60 oficere
policie nga New York City dhe Autoritetit Portual. Emrat e tyre jane te
simbolizuar ne pllaka perkujtimore ne shtabet e zjarrefikesve te qyteti,, ne
stacionet e policise, dhe ne permendore te ngritura ne mjedise te bukura ne te
gjithe qytetin.
Ceremonia e nente-vjetorit, te ngjarjeve ne 11 shtatorit 2001, per here te
pare u mbajten shume prane vendit ku kan qene dy kullat binajke, ne Park
Zuccotti, ngjitur me vendin ku ka qene Qendra Boterore e Tregtise ne pjesen
e poshtme te Manhattan. Ceremoni filloje sot pak perpara 08:46 ,
pikerishte ne momentin kur nje aeroplan i rrembyer nga anetare te grupit terrorist
te al-Kaedes, goditen kullen e pare ne veri, mbasi nje aeroplan i dyte
goditi kullen jugore 17 minuta me vone.
Ndersa emrat e viktimave lexohen ngadale nga 212 njerez, neper rruget
rreth e perqark vendit qe thirret Kuota Zero - Ground Zero, bandat muzikore te
reparteve te zjarrefikesve, policise dhe ushtrise luajn muzike funebre dhe
tradicionale irlandeze. Ndersa kumbona e madhe e kishes perballe vendit
Kuota Zero,e cila eshte bere me metalin e rrenojave, tingellon çdo 10
minuta.
"Nuk ka tragjedi me te madhe ne jeten e ketij qyteti, 11 shtatori 2001, e
ka goditur qytetin tone aq shume , sa qe ky qytet nuk ka ka pare
ndonjehere ne tere historine e tij " tha kryetari i Bashkise se qytetit te Nju
Jorkut, Blumberg ne ceremonine e sotme.
Zv/Presidenti Joe Biden, Kryetari i Bashkise se qytetit, New York, Michael
Bloomberg, Guvernatori i Nju Jorkut, David Paterson, Guvernatori i New
Jersey Chris Christie, ne oren 08:46, kan pasur nje moment me 3 minuta
heshtje. Me pase ata ne nje vaske te mermert me uje, hodhen nga nje trandafile te
kuq ne shenje adhurimi. Ne shenje respekti po ne ate moment ne te gjithe
qytetin e Nju Jorkut, rane kembanat e kishave. Ndersa anijet per rreth
ishullit u rane fanfarave si dhe u degjuan sirenat e trenave aty prane.
Per te nxjerre ne pah perparimin ne rindertimin qe po behet ne kete vend
me nje siperfaqe 16-acre(hektar), ishin ftuar te marrin pjese ne ceremoni
edhe arkitekte, projektues, e inxhinieret, punetoret e ndertimit dhe
zhvillimit te ketij kantieri gjigand, qe eshte ngritur ne mes te sheshit. Ata
jane ftuar per t'u bashkuar me te afermit e viktimave, per te lexuar emrat e
te vdekurve, nje e nga nje me nga nje citat te shkurter mjaft emotiv.
Ne kete dite, edhe kombi yne hyri ne historin e heronjve amerikan, me tre
emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, jane emra, te
cilet dote kujtohen ne mote, ne kete vend, si deshmi e gjalle, se ne jemi
Shqiptare ne rradh te pare, por jemi edhe Amerikan.
Sot, ne nente vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001, mbi
Qendren Boterore te Tregtise - World Trade Center, ne Kuoten Zero, vendin ku
vdiqen afro tre mije njerez te pafajshem, ne sjenje respekti dhe nderimi per
te gjitha viktimat, ishin edhe shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Presheva,
Bujanovci, Medvegja, Maqedonia, Mali e Çameria Ata erdhen per t'u
solidarizuar me dhembjen amerikane, dhe kane deshmuar respektin e larte per Shtetet
e Bashkuara te Amerikes, si mikun me te madh te shpetimit te Shqiperise,
lirise dhe pavaresise se Kosoves.
Shqiptaret si ne Kosove, Shqiperi e trojet etnike ne nentevjetorin e
sulmeve terroriste mbi SHBA te, i shprehen respektin dhe bene nderim per miku
me te madh te kombit tone per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke shprehur
edhe njehere zotimin per perkrahje te SHBA, per zgjerimin e demokracise
kudo ne bote dhe perhapjen e vlerave te lirise.
Kujtimi i ketij viti erdhi nje dite pas perfundimit te muajit te shenjte
te Ramazanit, kur besimtaret myslimane ne mbare boten festuan festen e tyre
Eid al-Fitr Bajramin, dhe kur çifutet festojne dy festat e tyre me
solemne: Rosh Hashanah dhe Jom Kipuri. Nente vjetori i ngjarjeve te 11 shtatorit
2001, ne Nju Jork, perkon edhe me nje debat te nxehte, i nxitur nga propozim
per te ndertuar nje qender kulturore islamike dhe xhami brenda saj vetem
dy blloqe prej vendit ku ishin me pare dy kullat binjake.
Feisal Imam Abdul Rauf, kreu i qendres shpirterore, tha se "qendra qe eshte
propozuar te ndertohet atye, afer, eshte bere me qellim per te nxitur
marredheniet e mira ne mes te Islamit dhe te besimeve te tjera." Ndersa,
kundershtaret e qendres, duke perfshire ish-guvernatoren e Alaskes Sarah Palin
dhe Newt Gingrich, ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve, kane thene se
"ndertimi i kesaj qendre prane vendit te sulmit me vdekjeprurese terrorist ne
historine e SHBA do te ishte e papershtatshme."
Sot, Presidenti Barack Obama po ne te njejten kohe ka marre pjese ne nje
sherbese perkujtimore ne Pentagon, aty ku ishte rrembyer aeroplani Airlines
Flight 77 dhe qe u rrezua, ne nje pjese te nderteses se Pentagonit, duke
marre jeten e te gjithe pasagjerve ne bord 59 dhe 125 te tjerve brenda
nderteses.
Ne Shanksville, Pensilvani, ku u rrezua aeroplani Airlines Flight 93 i
cili mendohet se ra pasi pasagjeret u perpoqen per te marre kontrollin e
aeroplanit nga rrembyesit, ishin Zonja Pare Michelle Obama, te ciles kesaj i
radhe i eshte bashkuar dhe ish-Zonja e Pare Laura Bush per nje ceremoni
perkujtimore per te kujtuar 33 pasagjeret dhe shtate anetare te ekuipazhit qe
kan vdekur ne kete rreze kodre ne ket fshat.















Nju Jork: U zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të viktimave të
sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001


Nga i dërguari special i Bota Sot BEQIR SINA,

Shqiptarët kujtojnë së bashku me viktimat e 11 shtatorit, Mon Gjonbalajn,
Simon Dedvukajn e Rrok Camajn


GROUND ZERO - NEW YORK CITY : Nën Presidenti Joe Biden iu bashkua sot
heret në mëngjes Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, zotit Michael Bloomberg
dhe mijëra anëtarve të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre dhe miqtë,
për të kujtuar 2.752 viktimat që u vran në sulmin e 11 shtator 2001, mbi
Qendrën Botërore të Tregtisë - World Trade Center. Gati tre mijë njerëzit, që
humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas të më tepër se 70
vendeve, një botë e tërë në miniature, midis tyre humbën jetën edhe tre
shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.

Pra të gjithë ata që vdiqën më 11 shtator 2001, përfshirë më shumë se
400 punëtorë të shpëtimit. Midis tyre ishin 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë
policie nga New York City dhe Autoritetit Portual. Emrat e tyre janë të
simbolizuar në pllaka përkujtimore në shtabet e zjarrëfikësve të qyteti,, në
stacionet e policisë, dhe në përmendore të ngritura në mjedise të bukura në të
gjithë qytetin.


Ceremonia e nëntë-vjetorit, të ngjarjeve në 11 shtatorit 2001, për herë
të parë u mbajtën shumë pranë vendit ku kan qënë dy kullat binajke, në
Park Zuccotti, ngjitur me vendin ku ka qënë Qendra Botërore e Tregtisë në
pjesën e poshtme të Manhattan. Ceremoni fillojë sot pak përpara 08:46 ,
pikërishtë në momentin kur një aeroplan i rrëmbyer nga anëtarë të grupit terrorist
të al-Kaedës, goditën kullën e parë në veri, mbasi një aeroplan i dytë
goditi kullën jugore 17 minuta më vonë.


Ndërsa emrat e viktimave lexohen ngadalë nga 212 njerëz, nëpër rrugët
rreth e përqark vendit që thirret Kuota Zero - Ground Zero, bandat muzikore
të reparteve të zjarrëfikësve, policisë dhe ushtrisë luajn muzikë funebre
dhe tradicionale irlandeze. Ndërsa kumbona e madhe e kishës përballë vendit
Kuota Zero,e cila është bërë me metalin e rrënojave, tingëllon çdo 10
minuta.



"Nuk ka tragjedi më të madhe në jetën e këtij qyteti, 11 shtatori 2001, e
ka goditur qytetin tonë aq shumë , sa që ky qytet nuk ka ka parë ndonjëherë
në tërë historinë e tij " tha kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju
Jorkut, Blumberg në ceremoninë e sotme.



Zv/Presidenti Joe Biden, Kryetari i Bashkisë së qytetit, New York, Michael
Bloomberg, Guvernatori i Nju Jorkut, David Paterson, Guvernatori i New
Jersey Chris Christie, në orën 08:46, kan pasur një moment me 3 minuta
heshtje. Më pasë ata në një vaskë të mermert me ujë, hodhën nga një trandafilë të
kuq në shenjë adhurimi. Në shenjë respekti po në atë moment në të gjithë
qytetin e Nju Jorkut, ranë këmbanat e kishave. Ndërsa anijet për rreth
ishullit u ranë fanfarave si dhe u dëgjuan sirenat e trenave aty pranë.


Për të nxjerrë në pah përparimin në rindërtimin që po bëhet në këtë
vend me një sipërfaqe 16-acre(hektar), ishin ftuar të marrin pjesë në
ceremoni edhe arkitektë, projektues, e inxhinierët, punëtorët e ndërtimit dhe
zhvillimit të këtij kantieri gjigand, që është ngritur në mes të sheshit. Ata
janë ftuar për t'u bashkuar me të afërmit e viktimave, për të lexuar emrat
e të vdekurve, një e nga një me nga një citat të shkurtër mjaft emotiv.


Në këtë ditë, edhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan, me tre
emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të
cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi
Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.


Sot, në nëntë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, mbi
Qendrën Botërore të Tregtisë - World Trade Center, në Kuotën Zero, vendin ku
vdiqën afro tre mijë njerëz të pafajshëm, në sjenjë respekti dhe nderimi
për të gjitha viktimat, ishin edhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Presheva,
Bujanovci, Medvegja, Maqedonia, Mali e Çamëria Ata erdhën për t'u
solidarizuar me dhembjen amerikane, dhe kanë dëshmuar respektin e lartë për
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mikun më të madh të shpëtimit të Shqipërisë,
lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Shqiptarët si në Kosovë, Shqipëri e trojet etnike në nëntëvjetorin e
sulmeve terroriste mbi SHBA të, i shprehën respektin dhe bënë nderim për miku
më të madh të kombit tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke
shprehur edhe njëherë zotimin për përkrahje të SHBA, për zgjerimin e demokracisë
kudo në botë dhe përhapjen e vlerave të lirisë.




Kujtimi i këtij viti erdhi një ditë pas përfundimit të muajit të
shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët myslimanë në mbarë botën festuan festën e
tyre Eid al-Fitr Bajramin, dhe kur çifutët festojnë dy festat e tyre më
solemne: Rosh Hashanah dhe Jom Kipuri. Nëntë vjetori i ngjarjeve të 11
shtatorit 2001, në Nju Jork, përkon edhe me një debat të nxehtë, i nxitur nga
propozim për të ndërtuar një qendër kulturore islamike dhe xhami brenda saj
vetëm dy blloqe prej vendit ku ishin më parë dy kullat binjake.

Feisal Imam Abdul Rauf, kreu i qendrës shpirtërore, tha se "qendra që
është propozuar të ndërtohet atye, afër, është bërë me qëllim për të
nxitur marrëdhëniet e mira në mes të Islamit dhe të besimeve të tjera." Ndërsa,
kundërshtarët e qendrës, duke përfshirë ish-guvernatoren e Alaskës Sarah
Palin dhe Newt Gingrich, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, kanë thënë
se "ndërtimi i kësaj qendre pranë vendit të sulmit më vdekjeprurëse
terrorist në historinë e SHBA do të ishte e papërshtatshme."


Sot, Presidenti Barack Obama po në të njëjtën kohë ka marrë pjesë në
një shërbesë përkujtimore në Pentagon, aty ku ishte rrëmbyer aeroplani
Airlines Flight 77 dhe që u rrëzua, në një pjesë të ndërtesës së Pentagonit,
duke marrë jetën e të gjithë pasagjerve në bord 59 dhe 125 të tjerve brenda
ndërtesës.

Në Shanksville, Pensilvani, ku u rrëzua aeroplani Airlines Flight 93
i cili mendohet se ra pasi pasagjerët u përpoqën për të marrë kontrollin e
aeroplanit nga rrëmbyesit, ishin Zonja Parë Michelle Obama, të cilës kësaj
i radhe i është bashkuar dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush për një ceremoni
përkujtimore për të kujtuar 33 pasagjerët dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit
që kan vdekur në këtë rrëzë kodre në kët fshat.

Loading...