Discussion:
Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët shqiptarë
Hamdi Nuhiju
2010-09-11 11:39:04 UTC
Permalink
Diktatura shpirtërore katolike dhe muslimanët
shqiptarë<http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=32502%3Adiktatura-shpirterore-katolike-dhe-muslimanet-shqiptare&catid=55%3Akomente&Itemid=1>

*Nga Olsi JAZEXHI*

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=32502%3Adiktatura-shpirterore-katolike-dhe-muslimanet-shqiptare&catid=55%3Akomente&Itemid=1

Lajmet që në këto ditët e fundit janë transmetuar nga Shqipëria, Kosova dhe
Maqedonia, ku si në Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonisë, ashtu edhe në të
gjithë jetën

politike të Tiranës është festuar 100 vjetori i lindjes së murgeshës
katolike Gonxhe Bojaxhi (të njohur si Nënë Tereza), kanë qenë shumë
tronditëse për ata shtetas shqiptarë apo kosovarë të besimit musliman (por
jam i mendimit edhe ortodoksë, laikë, ateistë etj), të cilët vazhdojnë ti
ushqejnë vetes besimin se vendet e tyre në mos që janë laike, do të
vazhdojnë të paktën të ekzistojnë si shekullare edhe përgjatë shekullit të
XXI.
Megjithatë, fushata shtetërore që është ndërmarrë në këto vitet e fundit si
në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku një personazh fetar i huaj, si Anjezë
Bojaxhiu, po ju imponohet shqiptarëve si shenjtore kombëtare, shtyjnë
shkruesin e këtij shkrimi të besojë se, si në Tiranë ashtu edhe në
Prishtinë, të dy regjimet e korruptuara që perëndimi mban në pushtet mbi
shqiptarët, po punojnë në mënyrë të pandalshme të instalojnë një diktaturë
nacional-katolike mbi qytetarët e tyre me shumicë myslimane.
Mesha që është zhvilluar në Prishtinë me rastin e inagurimit të Katedrales
Nënë Tereza, më 5 shtator 2010, ditën e 26 të Ramazanit dhe në prag të natës
së Kadrit, në një kohë kur besimtarët muslimanë ishin në kulmin e adhurimit
të tyre, tregon sesa e papërgjegjshme dhe e paturp është kthyer politika e
sotme kosovare, e cila në të njëjtën mënyrë si edhe ajo e Tiranës, janë
kthyer në klientë të bindur të urdhrave që marrin nga Vatikani dhe
amerikanët. Personat që kanë ndjekur me vëmendje ditarin e transmetuar mbi
inagurimin e Katedrales Nënë Tereza në emisionin e Zërit të Amerikës në
shqip të datës 5 shtator 2010 apo lajmet në faqet e Radios Evropa e Lirë,
nuk kanë mundur që të mos vënë re, sesi përveç lavdërimeve që mediat
amerikane i kanë bërë fushatës katolicizuese të Prishtinës, të dëgjojnë edhe
fjalimin nacional-katolik të të dërguarit të Papës, arqipeshkvit të Tivarit,
Zef Gashi, i cili Nënë Terezën në vend që ta trajtonte siç i ka hije një
kleriku, si punëtore të Kishës, është kujdesur ta tregojë si “përfaqësuesen
më të mirë të popullit shqiptar” dhe se “atdheu i saj është këtu.” Fjalimi i
Zef Gashit është mbështetur sa nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të
Kosovës, Jakup Krasniqi aq edhe nga pjesëmarrja në meshë e një trupe
ushtarakësh të flotës ajrore amerikanë, të cilët duke marrë pjesë në
ceremoni të veshur me uniforma ushtarake sikur kanë dashur ti tregojnë
muslimanëve kosovarë se nëse ata nuk janë të kënaqur me katedralen Nënë
Tereza në Prishtinë, mund të kenë punë me Forcat Ajrore Amerikane të cilat
janë të keqfamshme nëpër botë për vrasjet e civilëve muslimanë që nga
Afganistani e deri në Irak.
Fushata e përurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është shoqëruar
me një mori aktivitetesh pararendëse sa në Tiranë aq edhe në Prishtinë. Në
Tiranë kryeministri Berisha dhe ministri i tij i kulturës Ferdinand
Xhaferraj kanë përkujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës dhe shpallur vitin 2010
“Vitin e Nënë Terezës” dhe tamam si Herod Antipa i cili i preu kokën Gjon
Pagëzorit për nder të ditëlindjes së vajzës së tij, edhe në Shqipëri,
kryeministri Berisha e ka pritur ditëlindja e Nënë Terezës me rituale pagane
si prezantime muzeale, koncerte e mesha publike, posterë gjigandë nëpër
rrugët e kryeqytetit të cilët të nxjerrin mallin e festimeve të kohës së
PPSH-së që bëheshin për Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Në festimin
e ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut nuk ka ngelur pas as opozita e Tiranës ku
si presidenti Topi ashtu edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama janë
zotuar përunjësisht përpara organizatës katolike “Unioni i Paqes” që të
ndërtojnë një “Rrugë Paqeje” për ndër të Nënë Terezës”. Në celebrimin e
figurës së Nënë Terezës në Tiranë, nuk ka ngelur pas as Nexhmie Hoxha e cila
në intervistën që ka patur me gazetën Shekulli në datë 06/09/2010 ka lëpirë
atë që burri i saj ka deklaruar për Terezën (duke e përshkruar si kurvë të
kapitalizmit) dhe bashkuar korit të lavdërimtarëve të misionares katolike.
Ndërsa në shkrimin me titull “Shqiptarët përkulen para Nënë Terezës” që
kryeministrit Berisha i është botuar në gazetën Panorama të datës 28 gusht
2010, kryeministri i një vendi si yni i cili deklaron në Kushtetutë se nuk
ka fe zyrtare dhe persekuton vajzat me ferexhe dhe djemtë me mjekra që të
mos hyjnë nëpër shkolla dhe institucione publike, në emër të ndarjes së
fesë nga shteti, ka kryer një akt adhurimi dhe idhujtarie publike, duke
deklaruar se “sot me nderim të madh në 100-vjetorin e lindjes së nobelistes
shqiptare përkulen qytetarët e të gjithë kombeve tjerë, pavarësisht nga
besimet fetare, racat apo bindjet.”
Ndërsa në Kosovë, përveç inagurimit pompoz të Katedrales politike Nënë
Tereza, president Sejdiu ka shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës”, e
Kuvendi i saj ka kryer një seancë speciale adhurim-përkujtimi për
ditëlindjen e plakës së Kalkutës ku kryeparlamentari Jakup Krasniqi i është
drejtuar Ipeshkvisë së Kosovës duke e përshkuar Gonxhe Bojaxhiun si “Nëna
dhe Motra jonë … në hapësirën tonë tokësore e qiellore.” “mrekulli,
…shenjtëri… që s’është parë, as dëgjuar kurrë.” Në anën tjetër zelotët
katolikë kosovarë, që nga Don Robert Jakaj e deri te Ndue Ukaj ndërsa
lazdrohen nëpër internet nga gëzimi që kanë për këtë pushtimi kulturor që
Kisha Romane po i bën kulturës shqiptare këmbëngulin nëpër shkrimet e tyre
dhe facebook se “Katedralja e Re është 'Nëna e të gjitha Kishave' në
Kosovë!”, “…është Simboli i Kosovës, siç është Statuja e Lirisë në New
York!”, “Katedralja e Re -është Shenjtërorja fetare dhe kombëtare e gjithë
shqiptarëve!”, “Katedralja e Re në Prishtinë i ka rrënjët në një histori
shumëshekullore: në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë - që duke i bërë
ballë shpatave e shekujve - hyri në Mijëvjeçarin e tretë të Krishtërimit!”
etj. Në shkrimin “Njëqindvjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e
Prishtinës” të botuar në revistën Drita, Ndue Ukaj që citon Milan Kunderën,
i cili thotë se: "Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te
funksionoj siç duhet" mitifikimin që i bëhet figurës së Terezës në këto tre
dekadat e fundit, e nënkupton si kryqëzatë të katolicizmit kundër Islamit
“pas shumë e shumë shekujve zie” dhe imponimin e mitit të Terezës e sheh si
pjesë të strategjisë së Kishës Romane-Katolike për të shndërruar
katoliçizmin në fenë shtetërore të shtetit të ri kosovar.
Fushata e egër propagandistike që po ushtrohet në këto muajt e fundit si në
Shqipëri, në Kosovë, por edhe në Maqedoni në përkujtim të figurës së Nënë
Terezës ka shkuar paralelisht me një agresion të vazhdueshëm dhe konstant
kundër Islamit. Në këto vitet e fundit organizma të shumtë perëndimorë dhe
shqiptare nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër hoxhallarëve dhe besimtarëve
muslimanë, shqiptarë e të huaj, të cilët janë sulmuar nëpër media, burgosur,
dëbuar nga vendi, etiketuar si ekstremistë, larguar nga shkollat e
institucionet shtetërore etj. Në këto momente që shkruesi i këtij shkrimi po
përfundon këtë shkrim, lexon në agjencitë e lajmeve se sot është arrestuar
myftiu i Lushnjes, Tomor Boriçi, vetëm e vetëm pse një student shqiptar në
Arabinë Saudite i ka sjellë 50.000 Euro për ndërtimin e një xhamie. Qysh
prej 11 shtatorit, amerikanët dhe SHIK-u kanë mbyllur me dhjetra xhami dhe
shkolla anembanë Shqipërisë dhe lënë me qindra hoxhallarë pa rroga. E gjithë
kjo fushatë justifikohet në emër të laicitetit dhe sigurisë kombëtare,
ndërsa në anën tjetër Kishat e Krishtera në Shqipëri jo që nuk ndalohen nga
shteti por po ndërtojnë shtete brenda shtetit. Sulmi që ndërmerret kundër
Islamit sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni justifikohet në
emër të ruajtjes së laicitetit dhe sigurisë kombëtare edhe pse në shumë
raste politikanë si Menduh Thaçi në Tetovë dhe Hashim Thaçi në Prishtinë
kanë deklaruar paturpësisht se ata nxiten në luftën kundër Islamit nga
Perëndimi. Por ndërsa fushata kundër Islamit si në Shqipëri ashtu edhe
matanë kufirit bëhet në emër të laicizmit militant të versionit francez,
maskarada që po ndodh në këto javët e fundit si në Tiranë e në Prishtinë me
shenjtërimin shtetëror të murgeshës katolike Nënë Tereza, diskreditojnë
pretendimet e pushteteve të Tiranës dhe Prishtinës kundër Islamit dhe
vërtetojnë frikshëm tezën që shumë shqiptarë nuk kanë dashur të besojnë deri
më sot; atë që perëndimi po i kthen në diktatura shpirtërore të Kishës
Katolike dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Invazioni katolik në jetën kulturore, politike, shkencore e propagandistike
të Shqipërisë dhe Kosovës mund të shihet në akademitë shkencore të të dyja
vendeve, ku fanatikë katolikë e filokatolikë kanë marrë nën drejtim
institucionet shkencore; e po ashtu në mediat, rrugët e sheshet e spitalet,
ambasadat dhe konsullatat shqiptare, në bibliotekat kombëtare e nëpër librat
shkollorë dhe emrat e shkollave të të dy vendeve, e deri te romanet e filmat
pas-komunistë të Ismail Kadaresë, ku qytetarët shqiptarë që nuk duan, nuk
janë, nuk ndjehen apo refuzojnë me përbuzje që të identifikohen me
paganizmin roman-katolik, yshten e cyten nga regjimet e Tiranës dhe
Prishtinës, të cilët duke përdorur aparatet dhe aparatçikët e tyre
shtetërorë janë lëshuar në një orgji katolicizuese publike nëpërmjet të
cilës duan t’iu mbushin mendjen shqiptarëve që të parët e tyre nuk kanë qenë
majmunë, siç pranohet me konsensus nëpër Evropë që nga koha e iluminizmit,
por katolikë. Këtë gjë e thekson edhe spiuni i Sigurimit të Shtetit Xhavit
Shala, i cili ndërsa në shkrimet e librat e tij që ja sponsorizojnë
amerikanët mbron idenë e një laicizmi militant kundër Islamit, në anën
tjetër deklaron se feja e të parëve tanë është katolicizmi i lidhur me Nënë
Terezën dhe Skëndërbeun. Propagandimi skizofrenik i katolicizmit politik
shihet sot që nga rrugët e Prishtinës e Tiranës ku sheshet e Gjon Palit e
Nënë Terezës të marrin frymën, te ndërtimi i kishave e katedraleve politike
dhe shtëpive të Nënë Terezës, te propaganda e sëmurë e Radio Marias që me
një dialekt të egër malësie të acaron nervat kur je në makinë në Tiranë e në
të gjithë Shqipërinë duke të ulëritur “lavdru qoftë Jezu Krishti”, te
promovimi që Berisha i bën deputeteve myslymane të konvertuara në katolike
si Melisa Doda (e shkolluar në Universitetin “Pontific Urbaniana”) dhe
klanit të Jozefina Topallit, e deri te ata që lexojnë Gazetën Shqiptare të
Karlo Bolinos në Tiranë e cila në çdo numër të Milosaos të bombardon me
zbulimet e renegatëve - Etleva Lala e Musa Ahmeti, të cilët nuk lënë numër
reviste pa propaganduar se ekzistenca e kombit tonë vjen falë Kishës
Katolike.
Me ardhjen e Berishës në pushtet në Tiranë, pushtimi katolik i jetës
kulturore, politike e mediatike të Shqipërisë ka gjetur heroinën e tij,
provincialen Jozefina Topalli, e cila s’ka lënë katundar katolik pa zbritur
në Tiranë e futur nëpër institucionet shkencore të kryeqytetit, siç ka bërë
fjala bie me drejtorin e Qendrës Albanologjike të Tiranës Ardian Marashi i
cili përdor Akademinë e Shkencave dhe aparatçikët e institucioneve shkencore
të Tiranës për të organizuar (siç Mirela Baxhaku i quante) Mevlude Shkencore
për Nënë Terezën. E njëjta gjë ndodh edhe me Nevila Nikën në Arkivin e
Shtetit, Melisa Dodën në KKRT dhe me dhjetra e ndoshta qindra
malësorë-katolikë që në këto vitet e fundit kanë zbritur në Tiranë e
punësuar në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Fushata katoliçizuese e
Shqipërisë shihet edhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës ku vllahu-katolik
Aurel Plasari i cili sëbashku me mikun e tij Fahri Balliun janë kampionë të
Islamofobisë në Shqipëri, organizon përvit dhe pa i bërë “tërt” xhami i
syzeve prej qorri që ka, ekspozita fetare me “shenjtorë shqiptarë” në
Bibliotekën publike që Plasari mban me bekimin e Vatikanit. Shenjtorët e
Aurel Plasarit që vetëm shqiptarë nuk janë, janë të gjithë e padyshim të
krishterë që nisin që me Nënë Terezën, Shën Vlashin, Shën Jeronimin, Shën
Nikodemin, Shën Nifonin, Shën Lefterin, Shën Laurin, Shën Gjon Vladimirin,
Shën Naumin, Shën Terinin, Shën Donatin, Shën Jan Kukuzelin e mbarojnë me
Zojën e Këshillit të Mirë. Çka i bashkon të gjithë këta shenjtorë ortodoksë
e katolikë janë padyshim mrekullitë e tyre fantastiko-fetare të cilat
variojnë që nga “mrekullia” e Zojës së Kshillit të Mirë e cila i shfaqet
katolikëve në qiell në ditën e Shën Markut, te serbi Shën Gjon Vladimir i
cili lufton me hasmin duke mbajtur kokën e tij përdore, e deri te maqedonja
Anjezë Bojaxhiu për të cilin Kisha Katolike pretendon të ketë bërë
mrekullira duke shëruar të sëmurë me prekjet e saja magjike. Të gjithë këta
shenjtorë propagandohen e celebrohen nga bibliotekari fundamentalist i
Tiranës me paratë e taksapaguesëve muslimanë shqiptarë dhe bekimin e doktor
Berishës.
Që Krishtërimi është ngritur mbi kësi përrallash e duke dhunuar e pushtuar
liritë dhe hapësirat publike të njerëzimit për këtë nuk ka asnjë pikë
dyshimi. Por ajo që të lëndon dhe revolton në atë që ne shohim sot në Tiranë
dhe Prishtinë është paturpësia dhe arroganca që dy regjimet shqipfolëse janë
duke treguar me imponimin holistik që ata po i bëjnë Anjezë Bojaxhiut, të
cilën nga një misionare të Kishës Katolike, janë duke e kthyer dhe imponuar
me dhunë si shenjtore kombëtare të një populli me shumicë muslimane.
Imponimi i shpifur i Terezës si heroine kombëtare ndaj një populli musliman
ka shkaktuar shumë indinjatë në mesin e shqiptarëve. Revolta kundër procesit
nënëterezizues mund të lexohet kur dikush lexon komentet e njerëzve në
gazetat kosovare dhe shqiptare në internet dhe listat e shumta në facebook.
Shkruesit nëpër forume të ndryshme pyesin seç ka bërë Anjezë Bojaxhiu e cila
edhe pse s’ka qenë kurrë nënë, shitet si Nënë, edhe pse s’ka qenë kurrë
shqiptare e nuk ka ditur asnjë fjalë shqip, shitet si shqiptare, edhe pse
nuk ka besuar në Zot shitet si besimtare, edhe pse nuk ka patur pasaportë
kosovare apo shqiptare, po i jepet piedestali më i lartë i kombit, e po i
grabit paratë taksapaguesve shqiptarë dhe po çon qeveritë tona të
organizojnë orgji të këtilla mediatike-fetare e politike nga Prishtina e
deri në Tiranë. Shumë komentues pyesin me të drejtë çfarë ka bërë kjo grua
për ne. Nga zbriti ajo dhe pse po propagandohet dhe imponohet në këtë formë
ndaj një populli që nuk ka asnjë ndjesi për të? Ndue Ukaj shpjegon në
njëfarë mënyrë filozofinë e Kishës Katolike pas fushatës nënëterezisuese.
Sipas tij Kisha kërkon ti imponojë një memori katolike shqiptarëve në të
njëjtën mënyrë siç bëri edhe Italia fashiste në gjysmën e parë të shekullit
të XX kur mitizoi një
numër klerikësh anti-semitë dhe fashistë duke i kthyer në etër të kombit.
Ajo që po ndodh sot në të dy anët e kufirit shqiptar është vijimësi e
politikave kolonizuese katolike-italiane me muslimanët shqiptarë.
Kur dikush sheh këtë fushatë mesjetare që Vatikani po ndërmerr me shqiptarët
në këto kohë, pyetja që çohet është se deri kur do të jenë të durueshëm
shqiptarët dhe pranojnë tiraninë e Kishës Katolike që të pushtojë shtetet e
tyre dhe tallet me identitetin e tyre fetar dhe kulturor? Kuptohet që pjesa
më e madhe e shqiptarëve sot nuk kanë as kohë e as nerva që të merren me
Nënë Terezën dhe nënëterezistët pasi kaurët e Perëndimit e kanë zhytur si
Kosovën ashtu edhe Shqipërinë në një varfëri të thellë e cila nuk i lejon që
të merren me fushatën e nënëterezistëve. Por në anën tjetër nëpër faqet e
internetit shumë qytetarë shkruajnë e protestojnë kundër maskaradës katolike
që Tirana dhe Prishtina po bën me paratë e taksapaguesit shqiptar të cilëve
po ju imponohet një heroinë e pakuptimtë. Por ndërsa nëpër internet unë
lexoj shumë shqiptarë që protestojnë kundër dhunimit që politika e Tiranës
dhe Prishtinës po i bën identitetit të tyre, në Tiranë ka akoma shumë
muslimanë të cilët besojnë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në
anën e tyre. Ka disa muslimanë që janë bërë pjesë e makinës elektorale të
Partisë Demokratike dhe që Berisha i përdor si yzmetqarë të tij, të cilëve
ndërsa jua katolicizon vendin dhe nuk i lejon të ndërtojnë xhami në Tiranë,
ndërsa jua burgos hoxhallarët dhe jua ndalon fondet për të ndërtuar xhami, i
përdor si legena nëpër fushatat e tija elektorale dhe i korrupton me ndonjë
vend pune në administratën publike. Muslimanët e Tiranës dhe Shqipërisë,
ashtu si edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, nëse duan që vendet e tyre të
mos kthehen në diktatura katolike, duhet të kuptojnë që punët nuk po shkojnë
mirë me të ardhmen e tyre. Kisha Katolike po i kthen shtetet e tyre në
shtete idhujtare / mushrike sipas shembullit xhahil të Arabisë paraislamike,
dhe Nënë Terezën po e kthen në Latin dhe Uzanë modern të shqiptarisë.
Përballë idhujtarizmit shtetëror që sot regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po
bëjnë me shtetet dhe identitetin e shqiptarëve, taksapaguesit muslimanë
shqiptarë kanë për detyrë që të ringjallin synetin e profetit Ibrahim dhe
Muhamed, të bëhen qytetarë dhe ndërmarrin aksione civile për ti thënë ndal
idhujtarisë institucionale katolike që regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po
projektojnë mbi ta. Dhe një mënyrë për ti thënë ndal pushtimit shpirtëror që
po bëhet sot kundër tyre, është organizimi politik i muslimanëve në
Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, dhe refuzimi politik i idhujtarisë që po ju
imponon Kisha Katolike me zagarët e saj që janë në pushtet.

Loading...