Discussion:
Kisha katolike në Belgjikë merr masa për abuzimet
albertino rakipi
2010-09-14 07:27:44 UTC
Permalink
Kisha katolike në Belgjikë merr masa për abuzimet


 

















Kreu i Kishës romano-katolike në Belgjikë njofton se si do të trajtohen rastet e përhapura të abuzimit seksual të fëmijëve
ku përfshihen priftërinj dhe mësues.
Një komision i pavarur i ngritur nga Kisha për të hetur raste të abuzimeve të pretenduara, ka arritur në përfundimin se abuzimet
kanë ndodhur në çdo dioqezë belge gjatë dekadave.

Komisioni tha se disa nga viktimat ishin të mitur kur filloi abuzimi.

Rreth 13 persona kanë kryer vetëvrasje si rezultat i dhunimeve në të kaluarën.

Kisha belge është vënë nën presion për të parandaluar abuzime të mëtejshme dhe për të ndihmuar viktimat.
 

Loading...