Discussion:
Zukorliq dhe autonomia e Sanxhakut
Hamdi Nuhiju
2010-09-20 19:29:56 UTC
Permalink
*Zukorliq dhe autonomia e Sanxhakut- Hamdi Nuhiju
http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=ab34012b-28f1-4e71-b61f-81b7bbec0bca&ln=3
* 20/09/2010 16:45:03

Sanxhaku është një zonë e themeluar prej fiseve ilire Dardanët dhe
Autoriatët. Ajo zonë ka një rëndësi të veçantë historike-politike dhe
shoqërore për boshnjakët, shqiptarët dhe serbët.

Tashmë është e ndarë në dy pjesë, njëra pjesë është e vendosur në Mal të Zi,
ndërsa tjetra, pjesa më e madhe gjendet në Serbi.

Në këtë territor përfshihen disa qytete, si Novi Pazari, Sjenica, Rozhaje,
Tutin, Prijepolje, Priboj, Nova Varosh, Pljevja , Bijelo Polje, Berane,
Plav, dhe Gusinje.

Kjo pjesë e Serbisë dhe e Malit të Zi gjithmonë ka qenë e diskriminuar në të
gjitha planet. Aktiviteti serb ka depërtuar edhe tek partitë boshnjake
lokale duke i korruptuar ata dhe duke i pamundësuar për tu interesuar për të
drejtat e boshnjakëve të këtyre vendeve.

Bosnja dhe Hercegovina ka një mori probleme të brendshme nga Serbia dhe në
këtë mënyrë nuk ka arritur që të interesohet seriozisht për pozitën e
boshnjakëve dhe myslimanëve të këtij regjioni.

Fatkeqësisht ose fatmirësisht për çështjen boshnjake në Serbi dhe Mal të Zi
më shumë është kujdesur reis ulemaja i Bosnjës dhe Hercegovinës Mustafa
efendi Çeriç, sesa vet përfaqësuesit politik të atij vendi. Myftiu kryesor i
Sanxhakut është Muamer efendi Zukorliq. Ai ka mbështetje të fuqishme nga
Reis Ulemaja Mustafa Çeriç.

Duke u marrë për bazë të gjitha faktorët dhe faktet historike, politike,
ekonomike, gjeografike, nacionale dhe fetare, myftiu Zukorliq nisi një
aksion për autonominë e Sanxhakut.

Mbështetja është e fuqishme nga ana e boshnjakëve të Sanxhakut me përjashtim
të partive politike boshnjake të cilat u deklaruan kundër myftiu Zukorliq.
Ata sikur përfaqësojnë interesat e politikës serbe në Sanxhak dhe jo
interesat e boshnjakëve prej të cilëve janë zgjedhur si përfaqësues të
popullit të tyre. Ndërsa ekzistojnë zëra të fuqishëm në pjesën e Sanxhakut
në Mal të Zi për përfaqësimin e njëjtë të tërësisë së regjionit të Sanxhakut
në idenë e autonomisë edhe prej Malit të Zi. Në këtë fazë është arritur një
marrëveshje për përfaqësim të përbashkët të interesave të boshnjakëve të
Sanxhakut nga dy anët e kufirit midis Serbisë dhe Malit të Zi.

Pas deklaratave të njëpasnjëshme për media të myftiu Zukorliq, u deklaruan
gati të gjitha partitë politike serbe kundër idesë së myftiut Zukorliq dhe
popullit të Sanxhakut.

Mirëpo, myftiu Zukorliq nuk merr për bazë deklaratat e të gjitha partive
politike, ai kërkon bisedime direkt me kreun e shtetit serb Boris Tadiq. Për
media u deklarua edhe Boris Tadiq, po edhe kryetari i Malit të Zi Filip
Vujanoviq të cilët thanë se nuk bisedohet në këtë mënyrë nga një myfti që
nuk është përfaqësues i drejtë i interesave nacionale të një populli.

Pas këtyre veprimeve, në Sarajevë u themelua një Organizatë për Mbështetjen
e Sanxhakut, ku kryetar i saj i zgjedh Avdo Hebib një aktivist i njohur për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përmes letrave të ndryshme u njoftuan edhe gati të gjitha instancat më të
larta evropiane për situatën e boshnjakëve në Sanxhak. Ndërsa ndihmës myftiu
i Sanxhakut, Mr.Senad Halitoviç është në një vizitë në Washintgon duke
kërkuar përkrahjen dhe mbështetjen e boshnjakëve të Amerikës për autonominë
e Sanxhakut.

Rroli i Turqisë në këtë sferë është mjaftë i rëndësishëm. Vizita e
kryeministrit turk Rexhep Taip Erdoan së bashku me presidentin serb Boris
Tadiq në Novi Pazar të Sanxhakut dha shenja dhe sinjale për mbështetje të
idesë së myftiut Zukorliq. Në mënyrë direkt kjo kërkesë nuk mbështetet, por
përmes investimeve ne ekonomi, infrastrukturë dhe kulturë për qytetarët e
regjionit të Sanxhakut, që për Sanxhakun autonom do të ishte një plus i madh
për të hapëruar drejtë aspiratave euro-atlantike.

Kundër myftiut Zukorliq dhe idesë së autonomisë së Sanxhakut ishte edhe
Kisha Ortodokse Serbe e cila përmes deklaratave të saja nëpër media edhe
njëherë po dëshmon se çfarë fryme ‘shpirtërore’ mbron.

Ministri për të drejtat e pakicave Svetozar Çipliç tha se nuk do të
konsideroj pozitën e myftiut nëse ai bën ndonjë thyerje të ligjit. Do të
përgjigjet para ligjit si çdo qytetar tjetër i Serbisë. Me këtë gjë iu
kërcënua myftiut Muamer Zukorliq për burgosje nëse ai tenton që të shpall
mosdëgjim qytetar në Sanxhak nga ai dhe qytetarët e Sanxhakut.

Në këtë situatë të turbullt të gjitha opsionet janë të mundshme. Vetëm se
shpresojmë që të mos plas ndonjë konflikt i armatosur ku Sanxhaklinjtë do të
vuajnë sikur kanë vuajtur shqiptarët e Kosovës për rrugëtimin e tyre
shekullor.

Loading...