Discussion:
Nju Jork: Gjykata Supreme dhe Apelit "nxjerrin" jashte gare shqiptarin
B***@aol.com
2010-09-18 11:26:48 UTC
Permalink
Çeshtja e shqiptarit per ne Kongres, nga Gjykata Supreme e shtetit te New
York-ut, hidhet poshte
BEQIR SINA, New York
Edhe ne garen e vitit 2004, ai kishte qene kandidat, me ç`rast, kishte
dale ne vendin e trete, nga 13 kandidatet demokrat, po per "disa gabimet", e
tija, si pretendonte Egriu, te cilat, ai thotshte se i kishte "korrigjuar"
kesaj here.

NEW YORK STATE : Sipas tekstit te vendimit te Gjykates se Apelit ne
çeshtjen" Brown kunder Egriut" dhe sipas gazetes lokale se dekokrateve ne kete
zone thuhet se " Gjykata Supreme e shtetit te New York-ut, pasi mori ne
shqyrtim peticionin e paraqitur nnga Emin "Eddie" Egriu, per te hyre ne listen e
kandidateve me vota nga demokratet e thjeshte, arriti ne perfundimin se
lista e nenshkrimeve ka parregullesi dhe numeri i tyre nuk arrin shumen e
kerkuar nga ligji(25, 000 vete)."
Egriu apeloi vendimin me argumentin se nuk eshte ne juridsionin e Gjykates
Supreme te Shtetit te New York-ut, qe te rrezoje nje kandidate per ne
Kongresin Amerikan perpara se Bordi Shtetror i Zgjedhjeve te vlersoje
peticionin e paditur.
Mirepo, Gjykata e Apelit, pasi mori ne shqyrtim çeshtjen e dha te drejte
Gjykates Supreme, duke thene se sipas ligjit Gjykata mund te marre vendimin
brenda 14 diteve te dorezimit te peticionit. Gjithashtu, Gjykata e Apelit
hodhi poshte argumentin e Egriut se Bordi i Zgjedhjeve nuk kishte dhene ende
vlersimin, duke thene se permbajtja origjinale e dosjes se Bordit te
Zgjedhjeve, u perdor si evidence ne procesin gjyqesor te Gjykates Supreme.
Me kete vendim, Egriu mbetet perfundimit jashte gare, ndersa kongresitja
demokrate Lousie Slaughter shkon drejtepersedrejt ne zgjedhjet e 2 nentorit,
si kandidate e vetme e Partise Demokratike. Perballe saj do te jete
Republikanja Jill Rowland , e cila perfaqeson edhe partine Konservatore te New
York-ut, e perkrahur nga levizja Tee Party.
Nje situate te ngjashme me Egriun, ne korrik ishte edhe kandidati per
senator te New York-ut, ish kongresmeni Republikan nga Westcheteri, Joseph J.
DioGuardi, Presidenti vullnetar i Lidhjes Shqiptaro Amerikane, kandidat
zyrtar tashme nga Partia Republikane per New Yorkun ne zgjedhjet e 2 nentorit,
kunder kandidates nga Partia Demokratike Kirsten Gillbrand.
DioGuardi siç dihet, gjithashtu , hyri ne gare jo me emerimin ne Konventen
e Partise Republikane, por me peticionet e votueseve(kryesishte ato te
votuesve shqiptare). Perndryshe, nga rasti Egriu qe ngeli dhe e nxorri ate pa
filluar gara jashte gares, sepse askush nga pala Republikane, nuk ngriti
padi ne Gjykate per pavlefeshmerine e nenshkrimeve te paraqitura, DioGuardi
nuk pati ankimime nga kundershtaret e tij partiak.
Dibrani ne Amerike, Emin "Eddie" Egriu, i cili gjate fushates pati
mbeshtetjen e madhe te shqiptareve te Amerikes, medias shqiptare ketu ne SHBA,
organizatave, shoqatave dhe afariste shqiptare, sidomos atyre ne Nju Jork,
pati deklaruar se besonte tek forca e tij per te perballuar fushaten, ka ai u
treguar me kurajo, guxim dhe bindje te madhe se ai do te fitonte kesaj
radhe. Mbasi siç pretendonte, ai, se edhe ne garen e vitit 2004, ai kishte
qene kandidat, me ç`rast, kishte dale ne vendin e trete, nga 13 kandidatet
demokrat, po per "disa gabimet", e tija, si pretendonte Egriu, te cilat, ai
thotshte se i kishte "korrigjuar" kesaj here. Por, fatkeqesishte, duket se
kandidatura e shqiptarit nga Dibra e Madhe emigruar ne SHBA-es, ishte e "pa
matur" mire. Dhe, Egriu, "ra ne te njejtat gabime".
Megjithse Egriu i pati deklaruar gazetes sone se “Une jam i bindur se
kesaj radhe do te fitoje dhe se gjithçka eshte e mundur. Une kam ne çdo damare
gjak shqiptari dhe marre kete hap te rendesishem, sepse duhet t'i sherbejme
ketij vendi ne radhe te pare SHBA-es, si çdo politikane profesional, te
cilet mbizoterojne korridoret e pushtetit ne Uashington”, ka theksuar dibrani
Egriu.
I cili, sipas tekstit te vendimit te Gjykates se Apelit ne çeshtjen" Brown
kunder Egriut" dhe sipas gazetes lokale se dekokrateve ne kete zone,
thuhet se " Gjykata Supreme e shtetit te New York-ut, pasi mori ne shqyrtim
peticionin e paraqitur nnga Emin "Eddie" Egriu, per te hyre ne listen e
kandidateve me vota nga demokratet e thjeshte, arriti ne perfundimin se lista e
nenshkrimeve ka parregullesi dhe numeri i tyre nuk arrin shumen e kerkuar nga
ligji(25, 000 vete)."


Çështja e shqiptarit për në Kongres, nga Gjykata Supreme e shtetit të New
York-ut, hidhet poshtë



BEQIR SINA, New York

Edhe në garën e vitit 2004, ai kishte qënë kandidat, me ç`rast, kishte
dalë në vendin e tretë, nga 13 kandidatët demokrat, po për "disa gabimet", e
tija, si pretendonte Egriu, të cilat, ai thotshte se i kishte "korrigjuar"
kësaj here.

NEW YORK STATE : Sipas tekstit të vendimit të Gjykatës së Apelit në
çështjen" Brown kundër Egriut" dhe sipas gazetës lokale së dekokratëve në këtë
zonë thuhet se " Gjykata Supreme e shtetit të New York-ut, pasi mori në
shqyrtim peticionin e paraqitur nnga Emin "Eddie" Egriu, për të hyrë në listën e
kandidatëve me vota nga demokratët e thjeshtë, arriti në përfundimin se
lista e nënshkrimeve ka parregullësi dhe numëri i tyre nuk arrin shumën e
kërkuar nga ligji(25, 000 vetë)."
Egriu apeloi vendimin me argumentin se nuk është në juridsionin e Gjykatës
Supreme të Shtetit të New York-ut, që të rrëzojë një kandidatë për në
Kongresin Amerikan përpara se Bordi Shtetror i Zgjedhjeve të vlersojë
peticionin e paditur.
Mirëpo, Gjykata e Apelit, pasi mori në shqyrtim çështjen e dha të drejtë
Gjykatës Supreme, duke thënë se sipas ligjit Gjykata mund të marrë vendimin
brenda 14 ditëve të dorëzimit të peticionit. Gjithashtu, Gjykata e Apelit
hodhi poshtë argumentin e Egriut se Bordi i Zgjedhjeve nuk kishte dhënë ende
vlersimin, duke thënë se përmbajtja origjinale e dosjes së Bordit të
Zgjedhjeve, u përdor si evidencë në procesin gjyqësor të Gjykatës Supreme.
Me këtë vendim, Egriu mbetet përfundimit jashtë gare, ndërsa kongresitja
demokrate Lousie Slaughter shkon drejtëpërsëdrejt në zgjedhjet e 2 nëntorit,
si kandidate e vetme e Partisë Demokratike. Përballë saj do të jetë
Republikanja Jill Rowland , e cila përfaqëson edhe partinë Konservatore të New
York-ut, e përkrahur nga lëvizja Tee Party.
Një situatë të ngjashme me Egriun, në korrik ishte edhe kandidati për
senator të New York-ut, ish kongresmeni Republikan nga Westcheteri, Joseph J.
DioGuardi, Presidenti vullnetar i Lidhjes Shqiptaro Amerikane, kandidat
zyrtar tashmë nga Partia Republikane për New Yorkun në zgjedhjet e 2 nëntorit,
kundër kandidates nga Partia Demokratike Kirsten Gillbrand.
DioGuardi siç dihet, gjithashtu , hyri në garë jo me emërimin në Konventën
e Partisë Republikane, por me peticionet e votueseve(kryesishtë ato të
votuesve shqiptarë). Përndryshe, nga rasti Egriu që ngeli dhe e nxorri atë pa
filluar gara jashtë garës, sepse askush nga pala Republikane, nuk ngriti
padi në Gjykatë për pavlefëshmërinë e nënshkrimeve të paraqitura, DioGuardi
nuk pati ankimime nga kundërshtarët e tij partiak.


Dibrani në Amerikë, Emin "Eddie" Egriu, i cili gjatë fushatës pati
mbështetjen e madhe të shqiptarëve të Amerikës, medias shqiptare këtu në SHBA,
organizatave, shoqatave dhe afaristë shqiptarë, sidomos atyre në Nju Jork,
pati deklaruar se besonte tek forca e tij për të përballuar fushatën, ka ai
u treguar me kurajo, guxim dhe bindje të madhe se ai do të fitonte kësaj
radhe. Mbasi siç pretendonte, ai, se edhe në garën e vitit 2004, ai kishte
qënë kandidat, me ç`rast, kishte dalë në vendin e tretë, nga 13 kandidatët
demokrat, po për "disa gabimet", e tija, si pretendonte Egriu, të cilat, ai
thotshte se i kishte "korrigjuar" kësaj here. Por, fatkeqësishtë, duket se
kandidatura e shqiptarit nga Dibra e Madhe emigruar në SHBA-ës, ishte e "pa
matur" mirë. Dhe, Egriu, "ra në të njëjtat gabime".

Megjithse Egriu i pati deklaruar gazetës sonë se “Unë jam i bindur se
kësaj radhe do të fitojë dhe se gjithçka është e mundur. Unë kam në çdo
damarë gjak shqiptari dhe marrë këtë hap të rëndësishëm, sepse duhet t'i
shërbejmë këtij vendi në radhë të parë SHBA-ës, si çdo politikanë profesional, të
cilët mbizotërojnë korridoret e pushtetit në Uashington”, ka theksuar
dibrani Egriu.

I cili, sipas tekstit të vendimit të Gjykatës së Apelit në çështjen"
Brown kundër Egriut" dhe sipas gazetës lokale së dekokratëve në këtë zonë,
thuhet se " Gjykata Supreme e shtetit të New York-ut, pasi mori në shqyrtim
peticionin e paraqitur nnga Emin "Eddie" Egriu, për të hyrë në listën e
kandidatëve me vota nga demokratët e thjeshtë, arriti në përfundimin se lista e
nënshkrimeve ka parregullësi dhe numëri i tyre nuk arrin shumën e kërkuar
nga ligji(25, 000 vetë)."

Loading...