Discussion:
Limani dhe Zhabjaku interpretuan muzike klasike ne Nju Jork
B***@aol.com
2009-05-29 12:21:06 UTC
Permalink
Dy artiste shqiptare, soprano Era Limani dhe Baritoni Kreshnik Zhabjaku
interpretuan muzike klasike ne Nju Jork
BEQIR SINA, New York
Koncerti shoqerohej ne piano nga pijanistja e mirenjohur Nermin Daja
-Zhabjaku

BRONKS NEW YORK : Ardhja ne Amerike, e nje brezi te ri dhe te vjeter
artistesh, nga Shqiperia, Kosova dhe viset shqiptare ne Ballkan, ka inincuar
disa aktivitete te veçanta. Burime te medies elektronike(_www.albdreams.com_
(http://www.albdreams.com) ), shqiptare ne Amerike, bejne me dije se
pikerisht ne kuader te ketyre aktiviteteve eshte mbajtur keto dite edhe nje
koncert recital me sopranon Era Limani dhe Baritonin Kreshnik Zhabjaku.
Koncerti u mbajte ne qendren kulturore "Lehman Center for The Performing
Arts", ne Bronks - Nju Jork. Dy artistet shqiptare kane profermuar per me
shume se dy ore dhe jane pritur mire e vlersuar nga publiku. Njeri prej tyre
i tha gazetes Bota Sot, se "patem fatin te shijonim koncertin madheshtor
te artisteve te medhenj shqiptare Kreshnik Zhabjaku dhe Era Limani."
Koncertin e prezantoji aktori i mirenjohur i aktiviteteve shqiptare Xhevat Limani
- dramaturg dhe producent, i cili i quajti dy artistet shqiptare "
Ambasadoret e vertet te muzikes shqiptare neper bote!
Koncerti shoqerohej ne piano nga pijanistja e mirenjohur Nermin Daja
-Zhabjaku qe eshte edhe nena e Kreshnik Zhabjakut. Ne koncert jane luajtur disa
pjese te interpretuara nga sopranot Malvina Koci, Shamsa Gega, Semine
Sulozeqi, Shqipe Zani dhe Anita Mbrakulli. Kurse ne ne orkester luajten
instrumentistet e rinje Albi Arreza (piano), Laura Kushta (piano), Festa Nevzati
(piano), Dotrina Sota (flaut), Eno Seferi (flaut), Ali Nerjaku (piano), Evis
Peci (piano). Nje pjese e ketyre muzikaneve jane studente qe kane punuar
me profesoret e muzikes shqiptare : Aleksander Peci, Sokol Shupo, Thoma
Gaqi, Nestor Kraja dhe Pellumb Vorpsi.
Pjese e programit ishin pjese te autorve te huaj dhe shqiptare: "Tristonda
per piano" e kompozuar nga Mario Deda, teksti popullor "Mori Bako mori
bije" e kompozuar nga Olti Damo, "Vashez-o Filez-o" nga Kristaq Koci,
"Improvizim per dy flaute" Artur Dhamo, "Diafonia per dy flaute" Indrit Lelo,
"Skerco per piano" Hamit Skilja, "Prelud dhe Loja nr 2 per piano" Kreshnik Duqi,
"Shtati i jot mo i holle se kurpna" Klodian Rexhepaj, "Kenge djepi" Eno
Shori, "Skerco per piano" Erald Hasmadhi, "Hapi syte e zes" Mario Deda dhe
"Nano-Nino" nga Fatjon Tome.
Koncerti ishte ndare dy pjese. Ne pjesen e pare kishte pjese nga autore te
huaj si Caccini, Mozart, Brahms, Bellini, Çajovski etj. Dy artistet
shqiptare perfomuan edhe ne Italisht, gjermanisht dhe rusisht, disa pjese te
njohura te muzikes klasike. Niveli i interpretimit ishte aq larte sa qe ne v
ijim te koncertit nuk munguan edhe dortrokitjet e nxehta te nje publiku te
perzjer mes adhuruesve te muzikes klasike - shqiptare e te amerikane .
Ne pjesen e dyte te koncertit me muzike klasike u vazhdua me disa perla te
muzikes tone te kultivuar nga kompozitoret Limoz Dizdari, Cesk Zadeja,
Avni Mula, Simon Gioni etj. Sipas atyre qe ndoqen kete koncert, pjeset
muzikore te njohura per adhuruesin e muzkises klasike, te realizuara me mjeshteri
nga autoret tane me te mire, tingellonin te barabarta me pjeset e
kompozitorve te njohur boteror. Ky koncert sipas tyre shihet si nje sukses e
krenari e dyfishte per brezat tane te muzikanteve, qe ka nxjerre Akademia
Shqiptare e Arteve ne Tirane e Prishtine.
Mbasi, edhe dy artistet shqiptare sopranoja Era Limani dhe baritoni
Kreshnik Zhabjaku, jane lauruar ne keto Akademi, per te vazhduar rrugen e
suksesit ne skenat e njohura te New Yorkut, dhe kryeqendrave te tjera te botes.

Biografia artistike e ketyre dy solisteve te muzikes klasike, eshte mjaft
e pasur si ne trevat shqiptare ashtu dhe ato te Europes e Azise. Era Limani
vjen nga Shkupi dhe ishte mirepritur kudo ndersa Kreshnik Zhabajku vjen
nga Tirana.




**************We found the real ‘Hotel California’ and the ‘Seinfeld’
diner. What will you find? Explore WhereItsAt.com.
(http://www.whereitsat.com/#/music/all-spots/355/47.796964/-66.374711/2/Youve-Found-Where-Its-At?ncid=eml
cntnew00000007)

Loading...