Olsi
2005-06-04 09:08:57 UTC
E Hene, 18 Prill 2005
MARRDHENIET SHQIPTARO-VLLAHE E HISTORIA E VLLEHEVE NE
LIBRIN E ZHAN KLOD FAVEIRIAL
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=33115
Keto dite doli ne qarkullim libri i Zhan Klod Faveirial
"Historia e Shqiperise" (me e vjeter). Ne 552 faqet e ketij
libri, lexuesi do gjeje me te vertete historine e
Shqiperise, qe fillon prej rreth 2000 vjeteve, ndaj se
ciles jane qartesuar dhe shume etapa te erreta te saj. Ne
te cilat, ka patur shume erresire e shtremberime nga me te
ndryshmet, nacionaliste dhe ndonjehere qesharake.
Ne kete liber historik, dalin ne pah dhe shume episode e
kohera te gjata bashkepunimi midis shqiptareve dhe popujve
te tjere te afert ose jo, ku ata kane ndare cdo gje mes
tyre si ne kohe paqe e lufte.
Ky liber nuk ka vlera vetem per historine me te vjeter te
shqiptareve, por edhe per disa popuj te tjere, ku per ne me
e rendesishmja eshte ajo e vlleheve ose arumuneve. Nga 552
faqe te kesaj historie, rreth 200 faqe i perkasin popullit
vllah, sigurisht ne pjese te shkeputura. Vete autori mjaft
i lidhur me vllehet dhe u pati bere atyre sherbime te
medha. Po ashtu, dhe ata ndiejne keqardhje per te. Ai i
ishte perkushtuar kesaj veprimtarie te rendesishme te
quajtur Levizja Vllahe. (V.Mustaka)
Prejardhja e vlleheve
Pavaresisht nga shume hipoteza qe qarkullojne per kete
prejardhje, ku disa jane te qarta dhe disa te erreta, ku
disa jane te besueshme dhe disa jo, ku disa jane me te
pranueshme e disa jo, une mendoj te shtjelloj horizontin e
autorit te ketij libri per prejardhjen e vlleheve. Me e
qarte ndoshta kjo prejardhje mund te jete ne librin
-doreshkrim "Historia Vllehe" (Historie valaque 1891) ose
"Vllehet e Pindit" (ne "Lajmetari i
Orientit"-Kostandinopoje 1864-broshure) ose "Shetitje ne
Oher" dhe "Shenime mbi Vllehet" v.1869, doreshkrim i
shkruar per at Eugjen Borene. Ne momentalisht nuk kemi
njohuri dhe dijeni per keto shkrime se ku ndodhen, kjo
ndoshta na le detyra per te ardhmen qe ashtu sic doli ne
drite doreshkrimi per "Historia e Shqiperise" (me e
vjetra), ashtu do dalin ne drite dhe shkrimet e mesiperme
qe dikush mund t'i kete.
Kush ka qene valle Maqedonia e Aleksandrit te Madh, kjo
eshte nje hipoteze shume e erret e historise, sepse sipas
autorit Justini: "Maqedonasit ishin pellazge", kurse
Straboni thote se ata flisnin te njejten gjuhe me Epirotet.
Ata nuk flisnin greqisht dhe se per t'u marre vesh, ishte i
nevojshem nje perkthyes". Ne faqen 41-45, autori shprehet
se gjuha e Pellazgeve eshte me e ngjashme me latinishten se
sa me greqishten, u ruajt ne dialektin eolian dhe ne ate
epirot, qe helenet i cilesonin si barbare. Gjithcka deshmon
ne Thesali, vendqendrimin e Pellazgeve, majat ne shpatet
lindore te Pindit jane te rrethuara nga muret e tyre
masive.
Autori shprehet se studiuesi Desdevizi thote: "Iliret e
Pellazget do kene qene homogjene, domethene kusherinj te
afert, por ndryshimi ishte se te paret (Iliret) erdhen nga
Danubi,e te dytet (Pellazge) nga arkipelagu me emrin e
tyre. Ne kohen e Gonatit, nga viti 281-278, te ndare ne
trupa te shumte, keltet danubiane pushtuan Traken,
Maqedonine dhe Greqine. Por cili popull ka jetuar dhe jeton
ne keto krahina si Thesali dhe vecanti ne Pind e qe quhet
krahina e Maqedonise? Vllehet. Por ky variant eshte me pak
i pranueshem, per nje origjine te larget te vlleheve, ku
enigme mbetet gjuha qe kane folur maqedonasit e vjeter
(para ardhjes se fiseve sllave).
Iliro-Romaket: Shqiptare, vllehe e te tjere
Pushtimi nga romaket i gadishullit ilir kishte qene nje akt
i dhimbshem, por ne thelb ai nuk ishte nje fatkeqesi, sepse
ne Iliri kishte disa mbreteri dhe pas pushtimit romak ato u
zhduken dhe banoret e tyre krijuan nje njesi te vetme ose
pretendohet se ata te gjithe i perkisnin berthamave te
ndryshme te se njejtes race.
Me vone, Kostandini i cili kishte origjine ilire, krijoi
nje shtet te Ilirise se romanizuar ku perfshiheshin nga
Thraka, Myzia (krahine ilire mbi Dardanine, afersisht ne
territoret e Serbise se sotme), Shqiperise, Maqedonise,
Dakise ne veri e Greqise ne jug. Me invazionin sllav, vetem
Shqiperia fale relievit malor mundi te ruaje banoret e saj,
me nje ane shqiptaret, ne anen tjeter vllehet.
Ne kete periudhe, romano-vllehet ishin pothuaj sa
shqiptaret, por keta ishin me te shperndare. Ne kohen e
Romes, ata levronin latinishten, ne te cilen Volskja
(Vllahishtja) ishte dialekt popullor. Volsket (Volshet)
kane qene nje nder fiset me te lashte bashke me umbret,
osket, bruzet, enotret etj te gadishullit italik, ne jug te
Latiniumit qe u nenshtruan nga Roma ne 338 p.e.s.
Duke cituar autorin, Straboni thote: "Pervec kesaj, 150
mije banore dhe kryetare familjesh u shperngulen (nga
Iliria) ne Itali. Ne vend te tyre derguan (romaket) kolone
te tjere, dhe keta ishin vllehet ose romenet e diteve tona
(rreth vitit 168). Kurse ne faqen 118 autori shprehet:
"Diku tjeter, kemi provuar se vendosja e Vlleheve ne
Shqiperi shkon deri tek Pal-Emili (konsull romak v.168).
Origjinen e kesaj ardhje, e mbeshtesim dhe sipas thenieve
te Gjon Skilices (autor bizantin i mesjetes) se "me te
arritur ne Dyrrah (Durres), Niqifor Bazilaku (perandor i
Lindjes nga viti 1078-1081) rekrutoi nje ushtri nga te
gjitha rrethinat dhe se ne krye te kesaj ushtrie, te
perbere nga franket, romanet (vllehet), bullgaret dhe
shqiptaret, ai iu drejtua Selanikut. Pra, nuk ka pasur
kurre greke ne rrethinat e Durresit. Ende edhe sot, aty e
gjithe popullsia eshte shqiptare ose vllehe (trupat e
rekrutuara midis vlleheve dhe shqiptareve, meqe keta popuj
ishin te perzier dhe shpeshhere kishin qene se bashku qysh
prej epokes romane).
Me tej, ne kete liber jane theniet e Pukevilit (konsull
francez prane Ali Pashe Tepelenes) "ne pjese te tjera te
vepres sime, njohjes se ketij rajoni te Pindit (Zagoria) qe
eshte krejtesisht i banuar nga nje komb, ngulitja e te
cilit ne Greqi (Shqiperi) daton qysh prej koheve te fundit
te Perandorise se Poshtme. Diku tjeter, kemi provuar
historikisht, sipas Tit Livit e Cezarit se shperngulja e
vlleheve per Shqiperi, pati si shkak shpernguljen nga
Pal-Emili.
Autori per shpernguljen e vlleheve keto variante, ka
shkruar ne liber. Pavaresisht nga kjo, nga studiues te
tjere ka edhe variante te tjera ku midis te tjerave eshte
edhe ai i mbeturinave te ushtrive ne luften ndermjet
Pompeit e &_rit ne Farsala te Greqise nga ku ka prejardhjen
edhe nje dege e rendesishme e vlleheve -farserotet, te
cilet me vone krijuan edhe disa fshatra si ne Shqiperi dhe
Bullgari me emrin Frasher. Ne Durostor ne 31 tetor 1926
familjet Ballamaci, Bacu, Nastu, Dima, Cufeku, Cales,
Mustaka dhe Vanghele krijuan fshatin Frasher. Te gjithe
keto familje ishin nga vllehet e Korces dhe Plases se
Shqiperise.
Gjuha e folur, shkollat e vendndodhjet e vlleheve
Ashtu sic e kemi theksuar edhe me siper, gjuha e vlleheve
eshte dialekt popullor i latinishtes ku autori shprehimisht
citon: "ata levronin latinishten, ne te cilen Volskja
(Vllahishtja) ishte dialekt popullor e tashme, per vllehet
ose volsket, eshte e folmja neper familje. Kjo gjuhe ruhet
e tille deri ne ditet e sotme duke patur sigurisht edhe
huazimet sipas shteteve ku jetojne vllehet.
Per ruajtjen e gjuhes vllahe (arumune) eshte bere nje lufte
e madhe midis vlleheve e ca qarqeve te caktuara shoviniste
per ta eliminuar kete dhe ndonje gjuhe tjeter. Autori ne
faqen 389 permend nje rast konkrete ku nje murg, roli i te
cilit ka qene teper rrenimtar per kombin vlleh. Ai nuk
predikonte Ungjillin, por kercenonte me shkisherim te
gjithe vllehet e gjithe shqiptaret qe nuk flisnin ne gjuhen
e murgut. "Tregohet ende ne Samarina thekson autori, vendi
ku ai u predikonte vlleheve kunder perdorimit te gjuhes se
tyre amtare. Per kete problem, ka folur edhe profesor
Abeleanu ne librin e tij botuar ne vitin 1905, ku shprehet
per 37 fshatra ne krahinen e Zagorise qe u detyruan te
nderrojne gjuhen sepse po te mesoje ne vllahisht, atehere
flisje me djallin dhe jo me Zotin. Me thirrjen e tij,
vllehet e Zagorise ne Epir dhe shume te tjere, hoqen dore
nga perdorimi i gjuhes se tyre amtare. Autori ne faqen 167
shprehet: "Ne vend te levronin gjuhen e tyre, levruan
greqishten. Edhe sot e kesaj dite, ka nder vllehet,
shqiptaret e bullgaret qe shkruajne me teper ne romaica ose
greqishte makaronike, sic thoshte vllehu Bajaxhi i
Voskopojes.
Me 11 korrik 1708, Zosima nxjerr nje bule ose aktthemelim
per komisarin e madh te Hongro-Vllahise, Gjergjin e
Kosturit, per ngritjen e dy shkollave ne Kostur. Ne kishen
metropolitane te Elbasanit, gjendet nje dokument i datuar
me 1736, ku metropoliti i Beratit Metodi u dergua per te
inspektuar kishen e Shen-Merise se Neokastres dhe shkollen
e ndertuar ne po kete qytet (Elbasan). Te krishteret e
Kavajes, Tiranes e Durresit mbajne ne kembe shkolla te
ngjashme. Kisha e Neokastres, keshtu e quajne vete vllehet
e Elbasanit ende kete qytet. Keto jane dy dokumentat e para
me te hershme te shkollave vllahe. Me vone, ne vitin 1878,
Emir-name e sulltanit i thoshte Valiut te Selanikut dhe
Janines: "Ne jemi bere me dije se nga njera ane vllehet e
Epirit, Thesalise, Maqedonise, Janines, Trikalles dhe
Selanikut, deshirojne te ngrejne shkollat dhe te arsimohen
ne to me gjuhen amtare. Sulltani iu lejoi atyre (vlleheve)
te kishin aq shkolla sa ta shihnin te arsyeshme. Autori ne
nje vizite qe ka bere ne vitin 1884 ne qytetin e Korces,
shprehet se aty nuk kishte shkolla shqipe.
Ne vitin 1770, del ne Venecia nje fjalor
greqisht-vllahisht-shqip me 1070 fjale, me autor Tedor
Kavaljotin, protopap i Voskopojes. Ky fjalor u riprodhua
nga Tunmani. Duke e pare kete veper te mbushur me gabime,
doktor Rosa me origjine nga Voskopoja akuzon Kavaljotin se
vuri shkronjat greke ne vend te shkronjave latine qe i
perdornin vllehet e Voskopojes dhe vendeve te tjera.
Nga studiuesi Hammer mesojme se "ne mesin e shekullit XVII
nje voskopojar i quajtur Dhimiter Prokopi levronte
letersine ne Vllahi me mjaft sukses. Ndersa studiuesi
Pakimer thote: "Vllehet shtriheshin prej rrethinave te
Kostandinopojes deri ne Bizi e me tutje. Duke u rritur ne
numer, ata pelqejne te jetojne ne vende te paarritshme, ku
ushqejne kopete dhe kur u pa se iu pelqenin armet, u dyshua
se mund te bashkoheshin me Skitet (Moldovllahet).
Benjamin de Tydel ne vitin 1160, vizitoi Thesaline ku greku
Niketa e emerton si principata e Toparkise (e vlleheve) ku
ky studiues thote se: "Ky komb ia kalon dhive ne
shkathtesi. Askush nuk ia dilte atyre ne lufte dhe asnje
mbret nuk arriti t'i nenshtroje ata. Principata e tyre
filloi me Zaitunin. Nje princ quhej Engjell dhe nje Tarona
(v.1207)". Dhendri i Tarones eshte princ i nje kombi te
shumte ne numer dhe ishte mjaft i fuqishem per te arritur
fitoret. Ushtria e tij perbehej nga vllehet e medhenj.
Te shperhapur neper Shqiperi, Maqedoni e gjetke, qe nga
koha romane vllehet dhe shqiptaret, shtrihen me vone ne
Greqi, prej ku greket ishin larguar.
Ne kohen e veziriatit te Ibrahimit, vllehet e Pindit me
fermanin perandorak, i organizonte ata ne 15 krahina,
secila e drejtuar nga nje kapiten. "Ne vitin 1680, komuna e
Krusheves (Kercova) qe gjendet thote autori, gjashte ore ne
perendim te Prilepit, u themelua nga vllehet e Dibres dhe
me vone nga ata te Gramozit."
Por ku ndodhen vllehet sot: Ata ndodhen ne Shqiperine e
Mesme dhe te Jugut, Maqedoni, Greqi pjesa qendrore e
veriore, Bullgari, Rumani, Serbi pjesa juglindore si dhe
SHBA, Gjermani, Kanada, Australi, Argjentine etj. Por keta,
jane vllehe te emigraur nder vite, pra te larguar nga
qendrat e tyre tradicionale.(V.M). Ne Fraiburg te
Gjermanise, eshte qendra e studimeve vllahe-arumune me
profesor V.Barben ne krye.
Besimi fetar, profesionet dhe tregtia qe benin vllehet
Besimi fetar i vlleheve-arumuneve sot, eshte ai ortodoks
dhe nje pjese shume e vogel, ai Meglen eshte musulman
(V.M).
Ne hyrjen e librit Robert Elsie thote: "Une i njoh nga
pamja kater prifterinj vllehe qe sipas Imz.Faveirial jane
katolike e permendin emrin e Papa Leonit XIII ne liturgjite
e tyre. Po cfare beri Bizanti? Ai rendi te konvertoje ne
herezi, ate cka apostujt e kishin konvertuar ne Krishterim,
per te shnderruar ne helene ata qe Roma i kishte kthyer ne
romake. Pra ceshtja kryesore e Bizantit, qe te mbeste
zoteruese e Ohrit e mos lejonte Iliret te krijonin shtet me
vete, si ne vende te tjera, si dhe te kthente ne bizantizem
ate qe Roma e kishte romanizuar. E me tej, te zevendesonte
me te folmen greke, ne fillim latinishten e me pas dhe
gjuhet vendase. Keto jane momentet kyce ku vllehet katolike
u kthyen ne ortodokse.
Ne Iliri, behej politike nacionaliste, ku greket i bene te
besojne bullgaret, vllehet e shqiptaret se kushdo qe nuk
ishte grek, nuk ishte as i krishtere. Nga kjo del qe greket
i shkeputen shqiptaret, bullgaret dhe vllehet nga
katolicizmi e i kane lidhur pas orbites se tyre me
dinakeri.
Ne kryengritjen e vitit 1185, trupat e rekrutuara mes
vlleheve e shqiptareve, meqe keta popuj ishin te perzier
bertisnin "Eshte deshira e Zotit qe vllehet e bullgaret te
clirohen. Shen Dimitri i ka braktisur greket e ka ardhur
tek ne per te na siguruar fitoren." U pa se perandorit
bizantin iu dorezua princi i Vllahise se Madhe nga despoti
i Epirit. Nje veprim i tille natyrhem nuk mund te fitonte
simpatine e ketyre malesoreve krenare dhe as te ndihmonte
per nenshtrimin ndaj perandorise. Autore vllehe na bejne te
ditur se shqiptari Jazili Ujku, hartoi kodin e pare te
ligjeve te vendit te tyre, ne saje te tyre ata mund te
degjojne meshen ne rumanisht.
Kantakuzeni (studiues e perandor) sakteson se
"metropolitet, peshkopatat e kishat e tjera te principates
vllahe, duhet t'i binden kishes se madhe te
Kostandinopojes, si ka qene qemoti".
Profesionet me kryesore qe vllehet benin fillimisht ishin
praktika e mjekeve shetites, mirembajtja e kanaleve,
ujesjellesave, burimeve, ngritja e ndertesave e urave. Por
duke punuar mes bullgareve, shqiptareve etj mesuan ate
gjuhe e mbahen per bullgare apo shqiptare, por le te
germojne ne origjinen e tyre, te marrin ne shqyrtim tipat
dhe te studiojne prirjet dhe tiparet e races vllahe.
Pukevili na ben te ditur se ne shekullin XVIII gjejme ne
Shqiperi 5 qytete ne lulezim: Janina, Mecova, Voskopoja,
Vithkuqi e Shkodra. Ne Janine tregtaret franceze blenin 6
mije kuintal dyll qe vinin nga Vllahia, Moldavia e Bosnja,
tre ose kater mije lemure bualli dhe dy mije kuintal
pambuk. Me ane te vlleheve, gjenerali Komenciol transportoi
ne vitin 586 provizionet ushtarake, jane po vllehet zbulues
ne luften mes bullgareve dhe Bizantit etj.
Mbreteria shqiptaro-vllahe e Prespes (v.976-1017)
Mbreteria shqiptaro-vllahe ka jetegjatesine nga 976 kur
duke lene Bullgaro-Myzet (Serbet) ne fatin e tyre,
shqiptaro-vllehet zgjodhen per mbret kontin Samuel, njeri i
pasur me guxim te admirueshem, me origjine armene dhe i
vendosur ne Maqedonine e eperme. Samueli pranoi te ngrinte
ne Pind flamurin e mposhtur te Ballkaneve. Samueli luften e
filloi ne 976 dhe perfundoi me 1017 (Samueli vdiq me v
1014), me marrjen e Ohrit. Humbja e luftes nga
shqiptaro-vllehet ndodhi me shume nga mungesa e prijesave,
se nga mungesa e guximit. Ne vitin pasues, Samueli humbi
edhe qytetin, dhe fortesen e Durresit, per shkak te
tradhtise se grekut Azot me te cilin ishte martuar e bija e
tij. I biri i Samuelit u quajt Roman, vellai i Samuelit
Vladislavi u vra ne rrethimin e Durresit. Basili perfitoi
nga kjo rremuje per te plackitur Ohrin dhe thesaret qe
kishte lene aty mbreti i fundit i shqiptaro-vlleheve
(v.1017). Ndersa vllahu Docean, bashkoi trupat vllahe
(v.1041) dhe shtiu ne dore vendet nga Nishi deri ne Shkup,
Maqedonine, Shqiperine, Epirin dhe Thesaline. Pushtimi i
ishujve Joniane dhe i Akrokeraunit, ishte per vllehet e
Aspropotamit dhe Pindit, pothuaj sic ishte marrja e Krujes
dhe Shkodres per mirditoret. Me renien e mbreterise se
Prespes (v.1017), kombet qe e perbenin ate: vllehet,
shqiptaret e bullgaret, e humben pavaresine e tyre
politike. Por primatia Ilire nuk e humbi te sajen.
Ndersa mbreteria Bullgaro-Vllahe, u krijua nga dy vellezer
vllehe nga Ternova, qe nxiten kryengritjen e vitit 1185
duke fituar mbi Isak Engjellin (perandor i lindje), me
Asenin car te bullgareve.
Per Voskopojen
Ne faqen 385 autori na e pershkruan keshtu: "dhe per te
dyten here, ata plackiten Voskopojen, qytet i lulezuar 45
mije banore. Vllehet nuk ishin greke, po te krishtere e si
te tille, ata i besuan pak a shume premtimeve dinake te
agjenteve ruse. U pa e udhes se duhet te fillonin djegien
nga qyteti i lulezuar i Voskopojes." Ne vitin 1818 deri
1820 ndodhi emigracioni i fundit i voskopojareve. Ali Pasha
u pati ofruar mbrojtjen e tij, por duhej t'i jepnin para, e
aty kishin mbeur te varferit qe me pas dhe ata e braktisen
qytetin.
Voskopoja ishte per vllehet e Pindit te larte, ajo cka
Mecova qe per vllehet e Pindit te poshtem. Por keto dy
qytete nuk paten te njejtin fat e rendesi. Mecova ekziston
ende, ndersa Voskopoja eshte shkaterruar. Autori e shpreh
shume bukur djegien e Voskopojes duke thene: "Po cfare nuk
do kish shkruar Pukevili mbi Voskopojen, nese do kish
arritur ta vizitonte kete qytet me 45 mije banore, i pari
atyre koheve ne gjithe Shqiperine, para se te plackitej e
katandisej ne fshat me 250 familje."
Delegacioni vlleh ne Kostandinopoje
Pjesa me delikate, me permbajtje shume thelbesore ne liber,
eshte pjesa kur rreth viteve 1878, nga Kongresi i Berlinit
filluan e u shkeputen shume krahina nga shtete te ndryshme
ne perfitim te shteteve tjera, ai aneksimi i Epirit dhe
Thesalise. Ketu shihet qendrimi shume unik i shqiptareve e
vlleheve dhe autori e thekson: "Po aq sa dhe Epiri,
Thesalia kurrnjihere s'i ka perkitur Greqise. Vllehet donin
t'i kunderviheshin aneksimit te saj, me po ato arsye te
drejta, si shqiptaret ndaj aneksimit te Epirit."
Nje delegacion vlleh shkoi ne Kostandinopoje per te marre
takim me ambasadore te disa shteteve te medha qe te
sqaronin aneksimet e ketyre krahinave. Por jo te gjithe
ambasadoret e priten mire kete delegacion. Dhe konkretisht,
kur u takuan me ambasadorin rus ai u tha: "Kini mendjen, ju
keni marre pergjegjesi te madhe mbi vete." Ata iu
pergjigjen: "Shkelqesi, ne i kemi menduar keto, por jemi
mes jetes e vdekjes. Dhe midis dy te keqijave duhet te
zgjedhim me te voglen, ndaj kemi parapelqyer shpresen per
jeten ndaj vdekjes". Ne takimin me ambasadorin italian
Kontin de Korti, ata u pergjigjen "Po, Europa na garanton
ne zoterimin e disa fushave, maleve e shkrepa, por ajo nuk
del dorezane per kombesine tone romane, gjuhen e zakonet
tona. Dhe per ne kane rendesi keto vlera me shume se te
tjerat, pasi jane keto qe duan te na marrin perhapesit e
Idese se Madhe. Ne, romanet, me t'u perfshire ne Greqi,
padyshim do biem pre e tyre dhe nese ndokush kerkon te
mbetet roman, ai me hir a pahir, do jete i detyruar te
emigroje. E shihni pra z.Ambasador, se nese forma ndryshon,
thelbi mbetet i njejte. T'u lihen tokat tona grekeve, do te
thote te leme ne dore te tyre kombesine, gjuhen e zakonet
tona, me nje fjale ajo c'ka eshte me e shtrenjte per ne".
Por me e rendesishmja eshte Proklamata drejtuar popullit
shqiptar 4 gusht 1888, La Turquie nga Shoqata e
Shqiptareve, me 1887.
"... Dhe t'i deshmojme botes se qyteteruar se shumica e
popullsise se Shqiperi-Maqedonise eshte shqiptare e vllahe
dhe aspak...". Apo
"...Me ne fund, iu drejtuam per ndihme personaliteteve te
larta te Rumanise dhe fale shpirtit te tyre fisnik e bujar,
ne e rimekembem shoqaten...". Ose "... Sot rumunet jane
rumune te vertete e vlejne shume. Ata jane krenare per
origjinen e kombin e tyre. Pse mos jemi edhe ne per kombin
tone...". Ja nje shprehje e rendesishme e autorit: "Le t'u
afrohemi koherave ne vitet 1339 e 1343. Me 1339, Epiri heq
dore prej pavaresise se tij dhe ne 1343 Vllahia e Madhe
(trevat lindore te Pindeve dhe vendet e Thesalise prane
tyre) ripohon te veten ne nje dokument zyrtar, dokument
mjaft i sigurt per t'u besuar, pasi vjen pikerisht prej
atij, ne duart e te cilit Epirotet kishin lene fatin e tyre
e kishin hequr dore nga pavaresia.
A.LGORI, Etnolog
__________________________________
Discover Yahoo!
Find restaurants, movies, travel and more fun for the weekend. Check it out!
http://discover.yahoo.com/weekend.html
------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~-->
What would our lives be like without music, dance, and theater?
Donate or volunteer in the arts today at Network for Good!
http://us.click.yahoo.com/MCfFmA/SOnJAA/E2hLAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~->
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-***@yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-***@yahoogroups.com
==================================================================
Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-***@yahoogroups.com
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/