Olsi
2008-04-08 11:49:21 UTC
Si paraqiten në romanin e Ben Blushit, Berisha, Edi Rama,
dhe si paralajmërohet shpërthimi i Gërdeci
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=68910&Itemid=1&lang=
Monday, 07 April 2008
Nga Kastriot MYFTARAJ - Romani i Ben Blushit, Të jetosh
në ishull, i cili është botuar këto ditë, është një libër
i koduar, ku me anë të personazheve dhe ngjarjeve të
shekujve të kaluar, paraqiten persona dhe ngjarje të
politikës së sotme shqiptare, dhe të së ardhmes siç e
parashikon Ben Blushi. Në qendër të romanit të Blushit
është shkatërrimi i Voskopojës në shekullin XVIII. Nuk
është e vështirë të kuptohet se për Blushin, Voskopoja
simbolizon Shqipërinë e kohës së sotme dhe dy forcat që
ndeshen në Voskopojë për të marrë pushtetin, simbolizojnë
PS dhe PD, që përfaqësojnë të krishterët ortodoksë dhe
myslimanët.Kjo kuptohet nga emrat e prijësve të dy krahëve
dhe tiparet, që u jepen atyre dhe lëvizjeve të tyre.
Kështu, prijësi i të krishterëve ortodoksë, Marin Kurila,
përshkruhet nga Blushi si më pishtë: «Kur vendosi të
zgjidhej në Këshill, Marin Kurila i shkurtoi flokët e zinj,
mbathi një palë pantallona shajaku me rrip të trashë,
qëndisi dy pisqolla të arta, që kryqëzoheshin në këmishën e
tij, vari një kryq të bardhë në kyçin e dorës së majtë,
lidhi një shall të kuq në qafë dhe shkoi derë më derë të
takonte njerëzit». (Ben Blushi: Të jetosh në ishull,
Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2008, f. 214). Kryqi
ortodoks dhe shalli i kuq, si simbole të Voskopojës. Pse,
Ben Blushi i bën të krishterët ortodoksë të Voskopojës me
shami të kuqe, kjo merret vesh. Ai kërkon të paraqesë me
anë të tyre PS-në, e sotme. Kryqi ortodoks dhe shamia e
kuqe në fakt janë shndërruar në dy simbolet e PS. PS, që
nga viti 1991 kur doli nga PPSH ka pasur vetëm ortodoksë në
krye të saj, dhe bën gjithçka që të vetparaqitet si
mbrojtëse e fesë ortodokse në Shqipëri. Ndërsa, shalli i
kuq simbolizon traditën partizane të Luftës së Dytë
Botërore, të cilën PS e sheh si vlerën tjetër ekskluzive të
saj. Në Voskopojë Marin Kurila, që kërkon dëbimin e
myslimanëve, kandidon për postin e kryetarit të këshillit
të qytetit (bashkisë). Kurilën e vrasin e fillon konflikti
me myslimanët, disa prej të cilëve arrestohen. Pas vdekjes
së Marin Kurilës, vendin e tij e zë një i quajtur Isak. Ky
në fakt nuk duket si emër i krishterë ortodoks, por si emër
çifut. Blushi nuk e ka vënë rastësisht këtë emër. Me
Isakun, Blushi paraqet Edi Ramën, i cili zuri vendin e
Marin Kurilës (Fatos Nanos), në krye të lëvizjes me kryq e
shami të kuqe. Këtu, Blushi bën aluzion për atë se Edi Rama
është kriptoçifut. Kjo potencohet dhe nga fakti se, në
roman flitet gjerësisht edhe për Sabatai Zevin, një rabin
çifut të shekullit XVII, i cili u shpall profet dhe që më
pas ktheu fenë, duke u bërë mysliman. Blushi shkruan në
roman: Lajmi se Sabatai Zevi u bë mysliman i tronditi
pasuesit e tij në gjithë botën. Shumë prej tyre e mohuan
dhe rabinët që e kishin luftuar në Jerusalem, në Selanik
dhe Izmir thanë se kjo provoi që Sabatai ishte një
mashtrues. Mirëpo Sabatai nuk hoqi dorë, Ai tha se kishte
marrë një porosi hyjnore për të ndërruar identitetin e tij
dhe se tani ai do të vazhdonte misionin duke vepruar në
zemrën e armikut. Sabatai Zevi, megjithëse mysliman
vazhdonte të shkonte nëpër sinagoga, ku ai ndiqte ritet e
tij fetare, siç kishte bërë gjithmonë. Shumë çifutë, që
jetonin nën Perandorinë Turke e besuan dhe ndoqën
shembullin e tij Shumë shpejt lindi një sekt i ri çifutësh
të konvertuar, të cilët u quajtën Donme, që në shqip do të
thotë, ata që u kthyen. Për shumë vjet, Sabatai Zevi
udhëtoi me çallmë në kokë duke vizituar bashkësitë çifute
në shumë qytete të Perandorisë. Ai hiqej si mysliman, por
zhvillonte një aktivitet prej çifuti heretik». (Ben Blushi:
Të jetosh në ishull, Shtëpia botuese Toena, Tiranë
2008, f. 184-185). Ajo, që Blushi nuk e thotë është se atë
herë në Perandorinë osmane, të tjerë çifutë u konvertuan në
të krishterë ortodoksë, në mënyrë që të bënin më lehtë
tregti në Turqinë Evropiane, që ishte kryesisht ortodokse.
Këta çifutë, të konvertuar ndiqnin fshehtas ritet hebraike,
duke mbetur kriptoçifutë. Ndër këta ishin dhe paraardhësit
e Edi Ramës, që në roman del me emrin Isak. Sabatai Zevi u
vendos në Berat, ku edhe vdiq në 1676, pasi kishte bërë
edhe në Shqipëri shumë ithtarë mes çifutëve sefarditë, të
ardhur këtu pas dëbimit nga Spanja. Pas rënies së
komunizmit në Shqipëri erdhi miliarderi çifut Soros për ti
gjetur këta kriptoçifutë dhe për ti ndihmuar të bënin
karrierë në të gjitha fushat, duke përfshirë sidomos
politikën. Të tillë janë; Alfred Mosiu, Edi Rama, Erion
Veliaj, Piro Misha etj. Do të ishin çifutët e konvertuar në
ortodoksë ata, që bënë mrekullinë ekonomike të Voskopojës
në shekullin XVIII. Vetëm ata mund të siguronin gjithë ato
lidhje të Voskopojës me metropolet evropiane, ku kishte
shumë tregtarë dhe bankierë çifutë. Ndërsa e ashtuquajtura
Akademia e Voskopojës dhe shkollat e tjera atje, duke
përfshirë dhe kishat dhe manastiret ortodokse, duket se
kanë qenë shkolla çifute dhe sinagoga të kamufluara.
Pikërisht kjo gjë bëri që kriptoçifutët të armiqësohen me
kishën ortodokse, që duket se ka organizuar fushatat kundër
Voskopojës, duke përdorur si mercenarë edhe fshatarë
myslimanë, veç kristianëve. Në romanin e Blushit paraqitet
dhe marrëveshja e fshehtë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës,
si dhe paralajmërohen pasojat, që do të ketë ajo sipas
Blushit. Në roman, Isaku dhe propozon marrëveshje me
myslimanët, prijësi i të cilëve është Sali Benishi! Nuk
duhen shumë mend për të kuptuar se me këtë personazh
paraqitet Sali Berisha. Kjo kuptohet edhe nga tiparet, që i
jep autori këtij personazhi: Në krye të tyre qëndronte një
burrë i gjatë me flokë të verdhë të ndara në mes, i cili
kur doli jashtë, zbathi këpucët, përveshi pantallonat, u ul
në gjunjë dhe filloi të falej. Pas tij u falën edhe burrat
e tjerë. Ndërkohë që ata faleshin, disa nga shokët e Isakut
kthyen kurrizin për të mos i parë, por ai i bëri shenjë dhe
ata u kthyen prapë duke dëgjuar në heshtje fjalët arabisht,
që nuk i kuptonin. Isaku priti sa mbaruan dhe kur burri i
gjatë u ngrit duke pastruar gjunjët, ai e pyeti si quhej.
Unë jam Sali Benishi, tha burri pa e parë Isakun në sy. Je
i lirë të shkosh në shtëpi, tha Isaku. Mund ti dërgosh
fëmijët në shkollë dhe të punosh për të fituar bukën tënde.
Askush nuk do të të burgosë, nëse nuk vjedh dhe nuk vret.
Thuaji të gjithëve se në Voskopojë asnjëri nuk burgoset se
është mysliman. Burri ngriti kokën, por çehrja e tij e
verdhë nuk ndryshoi Të krishterët na burgosën, por Allahu
na shpëtoi, tha Sali Benishi. Unë i falem vetëm atij. Falu,
por mos harro të punosh. Në Voskopojë ka vend edhe për
Zotin tënd, tha Isaku dhe u largua. Sali Benishi mbeti në
këmbë dhe Isaku ndjeu mbi kurriz sytë e tij të ftohtë, që
iu ngulën si thikë. U kthye dhe tha: Do të takohemi prapë
Sali Benishi. (Ben Blushi: Të jetosh në ishull, Shtëpia
botuese Toena, Tiranë 2008, f. 233-234). Sali Benishi, i
gjatë, biond, me flokët e ndara në mes, mysliman, nuk është
kush tjetër veç Sali Berishës. Isaku është Edi Rama, që bën
pakt me Sali Benishin. Më tutje, në roman thuhet: Isakun e
zgjuan në të gdhirë dhe i thanë se, muret e qytetit ishin
mbushur me disa vizatime të profetit Muhamed». (Ben Blushi:

2008, f. 238). Dhe këtu shfaqet Sali Benishi: Kur rruga
mbeti bosh, një zhurmë hapash të rëndë u ngrit mbi lagje
dhe tridhjetë burra të armatosur, në krye të të cilëve
qëndronte Sali Benishi, mbushën rrugicat e ngushta». (Ben
Blushi: Të jetosh në ishull, Shtëpia botuese Toena,
Tiranë 2008, f. 240). Sali Benishi i mbledh krerët e
myslimanëve të Voskopojës në shtëpi për të diskutuar se
çduhet të bëjnë: Ata rrinin këmbëkryq në dhomën e madhe
të shtëpisë së tij, por Sali Benishi heshtte. Flokët e
ndara në mes i kishin rënë mbi ballë dhe buzët e holla
lëviznin vazhdimisht, sikur flisnin pa zë. Dikur ai ngriti
kokën dhe tha: Nuk mjafton të vrasësh, duhet të dish pse.
Burrat e tjerë nuk folën dhe ai thirri dy prej tyre dhe i
tha të niseshin për në Korçë për të takuar një hoxhë. Kur
ata dolën, Sali Benishi mbeti vetëm». (Ben Blushi: Të
jetosh në ishull, Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2008, f.
241). Duket se Blushi kërkon ta bëjë të qartë se me Sali
Benishin ka paraqitur Sali Berishën, derisa e përshkruan si
një njeri me flokët e ndara në mes të rëna mbi ballë, dhe
me buzët e holla. Në roman Blushi e tregon Sali Benishin si
nxitësin e një lufte fetare në Voskopojë. Pasi vjen hoxha,
Sali Benishi i mbledh përsëri të vetët: Kur u mblodhën të
gjithë dhe asnjëri nuk pritej më të vinte, Sali Benishi u
ngrit në këmbë dhe tha: Myslimanë, të nderuar të
Voskopojës. Ora jonë ka ardhur. Jemi mbledhur për të
vendosur fatin tonë. Në këtë qytet deri më sot na kanë
trajtuar si të huaj. Të krishterët nuk na dhanë tokë për
shtëpi, na i dëbuan fëmijët nga shkollat, na burgosën dhe
na vranë. Ata kanë gjithçka në Voskopojë; kanë shtëpi, kanë
dyqane, kanë shkolla, kanë kisha, kanë shtypshkronjë, kanë
libra, kanë armë, kanë burgje dhe kanë Këshillin. Ata kanë
pasurinë e Voskopojës, ndërsa ne kemi varfërinë. (Ben

Tiranë 2008, f. 264). Në roman, hoxha i ftuar nga Sali
Benishi thotë: Voskopoja ka vetëm një fat: të bëhet
Medinë. Voskopoja ka vetëm një poezi: Kuranin. Voskopoja ka
vetëm një prijës: Muhamedin. Voskopoja ka vetëm një fe:
Islamin. Myslimanët kanë vetëm një zgjedhje: të luftojnë.
Të pafetë kanë vetëm një rrugë: të ikin. Ju keni vetëm një
qytet: Voskopojën. (Ben Blushi: Të jetosh në ishull,
Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2008, f. 276). Pra, Ben
Blushi thotë se Berisha synon ta bëjë Shqipërinë njëfetare,
islamike dhe për këtë kërkon të bëjë genocid ndaj të
krishterëve. Në romanin e Blushit, myslimanët e prirë nga
Sali Benishi fillojnë luftën fetare kundër të krishterëve
ortodoksë: Në mes të natës Voskopoja u zgjua nga krismat e
armëve. Flakët u ngritën nga lagjja e të huajve dhe pastaj
u shpërndanë nëpër gjithë qytetin. Shokët e Isakut, që
dilnin të përgjumur nga shtëpitë vriteshin dhe kufomat e
tyre, që mbetën për disa ditë mbi kalldrëme, askush nuk i
mori për ti varrosur Po atë ditë, një grup burrash të
armatosur me Sali Benishin në krye shkuan në shtëpinë e
Isakut, shqyen derën dhe u futën brenda Kam lënë një vend
bosh për ty, tha Sali Benishi duke mos e parë Isakun në sy.
Akuzohesh për vrasjen e 14 myslimanëve natën që vdiq Marin
Kurila si dhe për trazirat, vjedhjet, vizatimet, dëbimet e
fëmijëve myslimanë nga shkolla dhe fyerje të profetit
Muhamed. (Ben Blushi: Të jetosh në ishull, Shtëpia
botuese Toena, Tiranë 2008, f. 276- 277). Isaku paguan
kështu tolerancën, që tregoi ndaj myslimanëve. Pushtetin në
Voskopojë e mori Sali Benishi. Blushi shkruan se pas kësaj:
«Për gati dy muaj, shumica e tregtarëve të qytetit ngarkuan
karvanët me para dhe plaçka dhe ikën. Duke mbyllur dyert e
shtëpive gratë qanin dhe fëmijët mbanin poshtë bluzave
shalle të kuq, që të mos u dukeshin».(Ben Blushi: Të

278). Blushi thotë kështu se kur në pushtet është Sali
Berisha të krishterët nuk kanë zgjidhje tjetër veç të ikin
nga vendi. Dhe Blushi nuk arrin të nxjerrë përsëri shallet
e kuq! Është interesante se në romanin e Blushit, që hyri
në procesin e botimit që para 15 marsit të këtij viti, kur
ndodhi shpërthimi në Gërdec, dhe që doli në qarkullim dy
javë më pas tregohet dhe diçka që të krijon përshtypjen se
paralajmërohet shpërthimi i Gërdecit: «Pas disa ditësh, një
zjarr i madh u ngrit në lagjen e armëtarëve. Shtëpitë
digjeshin një nga një dhe trarët e mëdhenj qindravjeçarë
binin duke rënkuar. Ky zjarr zgjati disa ditë dhe një erë,
që fryu nga jugu nisi ta shtynte në drejtim të lagjeve të
tjera». (Ben Blushi: Të jetosh në ishull, Shtëpia botuese
Toena, Tiranë 2008, f. 278). Në fund të ngjarjes, kur të
krishterët janë larguar nga Voskopoja, Sali Benishi e
përmbledh kështu atë që kishte ndodhur: «Isak Komneni u
arratis, i tha Sali Benishi shokëve. Na rrethuan me zjarr
dhe e shpërthyen burgun kur ne po shuanim flakët. Të
krishterët ikën siç parashikoi hoxha dhe ne na mbeti
Medina. E djegur, por e jona, shtoi Sali Benishi dhe mbylli
derën e burgut mbi të cilën ishte varur një shall i kuq».
(Ben Blushi: Të jetosh në ishull, Shtëpia botuese
Toena, Tiranë 2008, f. 279). Sipas Blushit, toleranca
fetare nuk është zgjidhje, por shfrytëzohet si pikë e
dobët. Sali Benishi shfrytëzoi këtë dobësi të Isak Komnenit
për ti dëbuar të krishterët ortodoksë nga Voskopoja, e
cila mbeti në duart e myslimanëve. Pra, Shqipëria do të
jetë ose e krishterë ortodokse, ose myslimane, rrugë të
mesme nuk ka. Myslimanët e kanë prijësin e tyre Sali
Benishin (Berishën), ndërsa ortodoksët nuk e kanë atë që
duhet, por kanë një Isak (Edi Ramën), një kriptoçifut.
Por, duhet të gjejnë një si Marin Kurila, pra një luftëtar
me kryq dhe shami të kuqe. E pse jo atë, që krijoi Marin
Kurilën!
____________________________________________________________________________________
You rock. That's why Blockbuster's offering you one month of Blockbuster Total Access, No Cost.
http://tc.deals.yahoo.com/tc/blockbuster/text5.com
------------------------------------
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-***@yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-***@yahoogroups.com
==================================================================Yahoo! Groups Links
<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/
<*> Your email settings:
Individual Email | Traditional
<*> To change settings online go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
(Yahoo! ID required)
<*> To change settings via email:
mailto:shqiperia-***@yahoogroups.com
mailto:shqiperia-***@yahoogroups.com
<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-***@yahoogroups.com
<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/