Discussion:
romani i Ben blushit si filmi i Kico Blushi
Olsi
2008-05-11 00:50:56 UTC
Permalink
te dashur miq,

romani me i fundem i Ben Blushit, te jetosh ne ishull i ngjan pak a
shume filmit te babait te tij, Kico Blushit, Toke e Pergjakur.

Filmi Toke e Pergjakur eshte bere ne vitin 1976. Skenarist i ketij
filmi ishte Kico Blushi. Filmi u ndertua sipas romanit te Naum
Priftit 'Litari i Zjarrte' dhe 'Fortesa' te Teodor Lacos. Romanet e
Naumit dhe Teodorit ashtu edhe filmi i Kicos synin nje gje. Ne kete
kohe kur partia e punes luftonte kulaket, bejleret dhe te pasurit,
ajo kerkonte qe nepermjet filmave, romaneve dhe artit te justifikonte
krimet e saj. filmin e keni ketu:

http://video.google.com/videoplay?docid=-
5534412945423304241&q=kico+blushi&ei=cSgmSOTZKJ_E2ALSv63XCQ

Partia e beri kete film ashtu si edhe shume te tjere per te
legjitimuar krimet e saja kunder popullit dhe luften e klasave.
Filmi qe ka per autore dhe skenarist disa ortodokse nis ne vitin
1926, diku ne Muzeqe. Fshataret qe jane ne shumice ortodokse punojne
tokat e beut musliman. Emrat e fshatareve jane Miti, Sanda dhe
Gjergji qe jane personazhet kryesore.

fshatare te tjere jane Vito dhe Vasili. Keta punojne token e beut
musliman. nje dite kur Mitit (Dhimitrit) i lind gruaja - gjergjin, ky
i vonon qete beut. beu i kerkon demshperblim. Miti nuk ka. dhe beu me
pas kercenon ti marre pasurine Mitit. Miti qe nuk do qe beu ta
ndershkoje, shkon ne qytet. Ne qytetin anadollak ku jetojne
muslimanet kendohet kuran. Sapo Miti hyn ne qytet degjon jehonen e
Kuranit qe kendohet nga minareja, qe te jep pershtypjen qe
sundimtaret e poshter rrojne me Kuran.

Miti shkon ne zyren e nje avokati i cili mban nje foto te
Naltmadhnise se tij Zogut. Nepunesi Zogist qe duket te jete nje
musliman i shkolluar ne france, flet gegnisht. Ndersa Miti dhe
herojte e filmit flasin toskerisht.

Ne kohen qe Miti eshte ne qytet, aty ndodhet edhe beu, Maksuti i cili
shkon ne zyren e avokatit Sulejman Karta. Kur Maksuti takon avokatin,
avokati i thote selam alejkum Maksut Bej. Ky pergjigjet `alejkum
selam'. Maksut Beu ka edhe nje djale i cili quhet, Xheme Panxha.
Xhema eshte i keq po si i ati. Ndersa Gjergji ortodoks eshte i mire
si i ati. Beu ka edhe nje qehaja musliman i cili quhet Selo. Selo
muslimani eshte i poshter po sa beu.

Kur Xhema takon ne qytet Gjergjin, ky meson qe keta kane ardhur te
hedhin beun ne gjyq. Djali musliman, Xhema, kerkon te poshteroje
Gjergjin, por Gjergji e grushton dhe hedh ne toke muslimanin Xheme.
Ky qan, dhe i ati i tij ndjek Gjergjin i cili shkon te i ati te
avokati.

Kur beu meson qe Miti kerkon te hedhe ne gjyq, Beun, ky kercenon
avokatin dhe duke perdorur ligjin - thote qe - Keta njerez ofenduan
oxhakun tim. Avokati i tij - i thote beut - qe ne hapim gjyq per ty -
pse Miti te kercenoi dhe ne e pame. Tamam si Piro Misha, Ben Blushi
me Arjan Canin qe pretendojne qe muslimanet kercenojne kauret, ne
film, triku i kercenimit perdoret nga Beu musliman i cili - perdor
hilene e kercenimit per te trembur Mitin.

Beu eshte i forte. Kete gje e di edhe Sanda, gruaja e Mitit e cila i
thote Mitit qe Bejleret kane tapite, ligjin.

Por beu inatin e tij me Mitin nuk e con deri ne gjyq. Por te jazi i
fshatit, kur Miti punon token, beu vrete Mitin. Me pas, pasi e vrete
Beut dhe Qehajai i tij shkojne te Sanda dhe bejne sikur ju vjen keq
per Mitin e vrare. Por fshatar Vasili e kupton qe Mitin e ka vrare
Maksuti. Gjergji i ngelur jetim merret nen kujdes nga mullixhiu i
fshatit ' Arifi. Tamam si ne romanin e Ben Blushit, qe ka personazhe
islame si Ibrahimi qe jane te mire me kauret, edhe ketu, Arifi eshte
si Ibrahimi ndersa Maksuti dhe Xhema jane si Sali Binishi.

Me pas ne vitin 1943 Gjergji ndihmon guerrilet partizane ndersa punon
ne mullirin e fshatit. Por kur eshte aty, beu dhe italianet fashiste
mesojne qe ne mulli ka partizane. Keta rrethojne mullirin ku vrasin
Arifin, ndersa Gjergji vret Maksut Beun. Me pas me gjithe partizanen
arratisen.

Ne vitin 1946 Partia ben reformen agrare dhe fshatareve ju shperndane
token. Gjergji lumturohet pse do marri token e beut. Kur shkon per ne
qender te fshatit me fshataret e lumtur, Gjergji kendon neper
kengen ' poshte padronet '.
Plaku qe merr i pari token eshte Vasili. Perpara se te marrin token,
fshataret djegin tipite e Xhemes dhe Kasem Beut ne menyre publike.
Dhe me pas fshataret marrin token. Sic shihet te dy pronaret e
poshter qe kane ngelur ne fshat jane ende muslimane.

Xheme Panda, djali i Beut qe Gjergji ka vrare me pare, ndiqet dhe nga
njesiti guerril ndersa ai arratiset neper keneta.

Kete film partia dhe babi i benit, Kico Blushi e bene per te
justifikuar krimet e komunizmit kunder bejlereve, kulakeve,
cifligareve dhe aristokrateve ne Shqiperi ne vitet 60 dhe 70. teza e
filmit eshte qe Partia do bente reformen agrare. Pasi toka i ishte
marre fshatarit me te padrejte nga beu, edhe partia duek shfaqur keto
filma legjitimonte veten, duke ja marre token beut musliman dhe dhene
fshatarit ortodoks.

Ndersa ne filmin Toke e Pergjakur, Beu Musliman ka marre token, dhe
fshatari ka te drejte tia marre me dhune, ne librin e Ben Blushit,
teza qe hidhet eshte qe shqiptaret jane islamizuar padrejtesisht, dhe
si pasoje pushteti ka te drejte qe ti ktheje shqiptaret serisht ne
fene e tyre te pare: ne Ortodoksi. Lufta e Klasave qe Komunistet bene
ne vitet 1970 ishte nje lufte shume e eger, ku ne emer te klasave te
shtypura, bejleret, agallaret, cifligaret, hoxhallaret dhe
prifterijte dhe familjet e tyre u internuan, vrane dhe persekutuan.
Po Ben Blushi dhe i ati i tij Kicua: a mendojne valle qe edhe me ne
muslimanet qe kemi fene e gabuar dhe te marre padrejtesisht, te na
perndjekin me soj e sorrollop sic ben me familjet e kulakeve ne vitet
e Pushtetit Popullor?

Olsi


------------------------------------

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-***@yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-***@yahoogroups.com

==================================================================Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> Your email settings:
Individual Email | Traditional

<*> To change settings online go to:
http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/join
(Yahoo! ID required)

<*> To change settings via email:
mailto:shqiperia-***@yahoogroups.com
mailto:shqiperia-***@yahoogroups.com

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
shqiperia-***@yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
http://docs.yahoo.com/info/terms/

Loading...