Hamdi Nuhiju
2010-09-09 20:34:36 UTC
Rezultate dhe pasoja
Shkruan : *Hamdi Nuhiju*
*
http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=27210135631&s=2721014019&id=9910212814&sh=13
*
Sikur njeriu që gjithmonë duhet ta llogaris veten para se ta llogarisin,
edhe në politikë duhet bërë llogaritë para se të ti bëjnë llogaritë të
tjerët. Kësaj logjike veproi edhekryeministri i Maqedonisë, Nikolla
Gruevski.
Edhe pse llogaritë e qeverisë Gruevski i ka bërë opozita në mënyrë të
shkëlqyer, përsëri ai nuk i dha luksin përfundimtar opozitës për të thënë
fjalën e fundit. Para disa ditësh, nëpër mediumet e Maqedonisë pamë
deklaratën e kryeministrit maqedonas, i cili foli gjerësisht për
rezultatet e qeverisjes së tij, duke mos i venduar theks të veçantë
pasojave të qeverisë së tij.
Sikur donte të tregoj, se me pasojat e kësaj qeverie ka kush merret, dhe se
ai duhet që të flas për sukseset dhe orientimet e kësaj qeverie. Fjalimi i
gjatë dhe patetik ishte në vëmendje vetëm të qendrave të ndryshme hulumtuese
dhe disa opinionistëve dhe publicistëve gjurmues të ngjarjeve politike.
Pjesa tjetër e qytetarëve të Maqedonisë me siguri as që e kanë dëgjuar
fjalimin e gjatë të tij. Vitet e pavarësimit të Maqedonisë janë vite
patetike të një tranzicioni të stër-zgjatur ekonomiko-politik i cili ka lënë
pasoja të thella në mentalitetin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.
Ashtu si la pasoja regjimi i Enver Hoxhës tek qytetarët shqiptarë, pasojat
gati të njëjta mund ti ndjejë secili qytetarë në këtë vend e veçanërisht
shqiptarët. Ata në kurriz të tyre përjetuan vuajtje të pandërprera dhe ende
sot e kësaj dite po vuajnë prej problemeve të ndryshme që nxiten prej
sistemit politiko-ekonomiko-shoqëror.
Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij qeverisjen e tij e ndau në
dy pjesë, atë para periudhës së krizës ekonomike dhe pas ku ndërmjet tjerash
tha: Sukseset e kësaj qeverie i përjetuan pensionerët të cilët morën mbi
30% pensione të rritura dhe rrogat në sektorin publik janë rritur për 22%. (
http://www.vlada.mk/?q=node/5800) Rezultatet e mira në dy vitet e para i
ndali kriza ekonomike të cilën arritëm që ta sanojmë duke mos rritur tatimet
sikur në shtetet tjera, d.m.th. pa pasoja.(
http://www.vlada.mk/?q=node/5800) Fjalimi i gjatë i tij, nga sajti zyrtar i
qeverisë së Nikolla Gruevskit ishte tejet i shkurtuar.
Para fjalimit të tij, koalicioni qeveritar BDI nuk ishte pajtuar me Nikolla
Gruevskin për sukseset ngaqë sipas tyre në sukseset e kësaj qeverie bën
pjesë edhe BDI. Menjëherë pas deklaratës së Nikolla Gruevskit pasuan
reagimet e shumta të partive të ndryshme, por edhe të mediumeve në
Republikën e Maqedonisë. BDI tha: Përshkrimi më i mirë do të
ishte:fotografia thotë 1000 fjalë.
Ai doli vetëm dhe kjo flet vetvetiu, (
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html) Imer Aliu nga PDSH tha:
Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se
si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e
në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla
Gruevski.
Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja e dinë se Ali Ahmeti mashtroi dhe tradhtoi
gjatë dhe pas konfliktit të 2001 duke keqpërdorur gjakun dhe dhimbjen
eshqiptarëve për tu instaluar në pushtet herë me LSDM e herë me VMRO. (
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html) Reagimi i DR ishte i këtillë:
Pyesim publikisht BDI-në, a pajtohen me raportin e Kryeministrit Gruevski
dhe a mendojnë se në këtë formë i kontribuojnë interesit të shqiptarëve dhe
shtetit multietnik? A do të vazhdojë BDI-ja edhe pas këtij raporti të jetë
servil dhe shërbëtor i Nikolla Gruevskit në këtë Qeveri? (
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html) LSDM vlerëson se: .Diçka po ngec
sepse BDI nuk qëndron pas krejt asaj që e thotë Gruevski. Në fakt ai mburrej
se pas kësaj që e flet qëndrojnë të gjithë. Sot është vetë. Mund të vërenit
se si i dridhej zëri. Definitivisht u skuq nga të gjitha gënjeshtrattë cilat
i tha( http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html) Ndërsa Lube Boshkovski,
dikur dora e hekurt e Nikolla Gruevskit tha: "Zoti Gruevski ju nuk flisni
për punën e bërë të qeverisë në largim, përkundrazi bisedoni për suksesin
kriminal të familjes tuaj. Derisa i bindni qytetarët se është realiste të
ndjejnë efektet e krizës globale ekonomike, do të ishte më mirë të thoshit
sa të holla të popullit përfunduan në llogaritë efamiljes. Partia Të
Bashkuar për Maqedoninë dhe populli maqedonas nga parajsa të cilën deshët
të na prezantoni, në realitet e ndjeu rrethin e nëntë të ferrit. E
shndërruat Maqedoninë në një vend prej ku secili dëshiron të largohet"(
http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,33325) Sa i përket rritjes së
pensioneve, zotëri Nikolla Gruevski nuk duhet ta gënjejë popullatën e
thjeshtë bile në periudhë inflacioni ku bëhet zhvlerësimi i parasë dhe
shtrenjtimi i produkteve ushqimore. Ai duhet të bëhet i sinqertë me
popullatën dhe të thotë se kjo rritje e pensioneve dhe rrogave të
administratës publike, nuk është si rezultat i vizionit të tij, por si
rezultat i krizës ekonomike dhe kurtheve financiare që i nxitë inflacioni.
Ai shumë bukur e ndau pushtetin e tij në dy pjesë, d.m.th. në dy vitet e
para bëri një padrejtësi ndaj votës shqiptare duke e shkelur BDI dhe
deklasuar atë edhe pse kishte autoritetin e popullit për të bashkë
qeverisur.
Ishte periudha e ardhjes në qeveri të PDSH ku ndodhi tragjedia e Brodecit të
cilën qytetarët shqiptarë ende kanë kujtime dhe pasoja të hidhura. Ishte
periudhë ku dhunshëm organizoheshin montime të ndryshme politike kundër
shqiptarëve të Maqedonisë. Dy vitet e para ishin tmerri i Tetovës shqiptare
e cila u kthye në ferr nga ndikimet nacionaliste të qeverisë Nikolla
Gruevski. Periudha tjetër dy vjeçare, me ardhjen në pushtet të BDI, në fakt
nuk ndryshoi asgjë, përveç koalicionit qeveritar.
Përsëri shqiptarët të shkelur, të përbuzur dhe të dënuar padrejtësisht nga
gjykatat e Maqedonisë.
Në burgun e Idrizovës gjendet një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm
i cili tashmë i ka bërë 15 vite burg dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë
edhe gabimin më të vogël në këtë burg. Llogaritni të jeni 15 vjet në një
burg dhe të mos bëni asnjë gabim. Ky shqiptarë është nga Tetova të cilit
para 15 viteve, policia maqedonase padrejtësisht para syve të tij e ka
rrahur babain e tij. Dhe ky së bashku me vëllaun e tij kanë vrarë disa polic
për të ruajtur nderin e familjes. Këto njerëz, mbrojtës të nderit familjar,
dënohen padrejtësisht nëpër burgjet e Maqedonisë. Ky është vetëm një rast në
mesin e shumë rasteve të këtilla që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë e
që njerëz si Nikolla Gruevski i kanë bërë kurban të demokracisë liberale. Në
këtë shtet njeriu dënohet vetëm se është shqiptarë. Ai nuk ka të drejtë të
jetoj si qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Po e patë këtë të drejt,
Maqedonia moti kohë do të ishte pjesë e strukturave evropiane.