Discussion:
Intervista : Betejat lobuese te Pacollit
B***@aol.com
2010-09-17 11:13:49 UTC
Permalink
_http://www.ina-online.net/_ (http://www.ina-online.net/) -
_Iliria News Agency_ (http://www.ina-online.net/)
Betejat lobuese te Pacollit
Intervista ekskluzive e liderit te AKR-se, Behgjet Pacolli per agjencine e
lajmeve INA. Lobimi, pozicionimi kundrejt pozites dhe opozites, rasti i
Hages me Haradinaj, etj...

Pacolli: Kosova anetare e OKB-se ne shtator te 2011

Lideri i AKR-se, Behgjet Pacolli deklaroi ne nje interviste per agjencine
e lajmeve INA se Republika e Kosoves ne shtatorin e vitit 2011 do te behet
shteti i 193 i OKB-se.
Shteti i 193-te, i OKB-es, Republika e Kosoves dhe flamuri i saj do te
vendoset ne shtizat e OKB-es, ne shtatorin e vitit qe vjen, pra me 2011. Por,
nuk do te thote se ketu perfundon gjithçka. Ne duhet te punojme edhe me
shume qe t'a forcojme dhe konsolidojme shtetin tone Kosoven. Te punojme me
shume per ngritjen e Kosoves ne ekonomi, mireqenien dhe te forcojme mbrojtjen
e saj ne baze te kushtetutes se saj te shenjte", deklaroi per INA, lobuesi
per Kosoven, Pacolli.
Ai nenvizon se lobimi i ti nuk eshte per lavdi personale, por per te miren
e Kosoves dhe qytetareve te saj.
"Kam lobuar fiqishem, sidomos ne ato vende ku une personalishte kam edhe
miqte e mi, qe jane presidente, mbreter dhe kryeministra te disa vendeve.
Gjithçka kam bere jo per emer, as per perfitime, por e kam bere gjithçka per
vendin tim, shtetin e Kosoves, qe emri i saj dhe vendi qe e meriton Kosova,
te jene aty ku duhet. Dhe Kosova sa me pare te zere vendin e saj!", theksoi
per agjencine e lajmeve INA, kryetari i AKR-se, Behgjet Pacolli, duke
shtuar se ka pasur tentativa per te bllokuar dhe penguar lobimet e tij.
(B.S/INA)
(Intervisten e plote e zhvilloje Beqir Sina/INA )

Jeni ndodhur rastesisht apo me mision ne Nju Jork, pikerisht ne ditet e
punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ?
Pacolli : Nuk eshte fare e rastit, pasi une prej dites se pare te
shpalljes se pavaresise se Kosoves, me mjetet dhe shpenzimet e mija personale,
mundin dhe punen time, kam lobuar ne vazhdimesi ne te gjithe boten per Kosoven,
pavaresine, dhe njohjen e saj nga sa me shume shtete. Ju e dini fare mire,
se une ne SHBA-es, nuk jam vetem tash, por jam ketu me nje sere
prezantimesh, me nje sere takimesh zyrtare, te cilat, kane nisur prej vitit 2004.
Para shpalljes se pavaresise dhe leximit te deklarates se pavaresise se
Kosoves. Kam lobuar fuqishem, sidomos ne ato vende, ku une personalisht kam edhe
miqte e mi, qe jane presidente, mbreter dhe kryeministra te disa vendeve.
Gjithçka e kam bere jo per emer, as per perfitime, por e kam bere gjithçka
per vendin tim, shtetin e Kosoves, qe emri i saj dhe vendi qe e meriton
Kosova, te jene aty ku duhet. Dhe Kosova sa me pare te zere vendin e saj!
Kjo do te thote se ju po loboni ?
Pacolli : Sigurisht se po ! qe po loboje madje edhe fuqishem. Ndersa, do
te shtoja se une kam lobuar ne SHBA, qysh pa filluar lobimet zyrtare te
Kosoves, me dy firma te fuqishme. Nje e tille ka qene ne Uashington dhe nje ne
Nju Jork. Dhe vete fakti qe ish Presidenti i SHBA, miku i madh i
shqiptareve George E. Bush, deklaroi ne mes te Tiranes, ne viziten e pare te nje
presidenti te SHBA-es, ne detyre ne Shqiperi, se "Kosova duhet te jete e
pavarur", pa dyshim qe ka edhe punen e mire lobuese, nje pjese atij lobimi qe kam
bere une gjate asaj kohe ne Uashington. Kjo tregon se lobimi qe kam bere
une me firmen time ne Uashington ka qene mjaft efikas dhe i fuqishem.
Menjehere pas 17 shkurtit, dites se shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe te
nesermen une, kam filluar fushaten time lobuese, per njohjet e metutjeshme. Me
kete rast pata fatin te krijoje disa grupe lobuese neper vende te ndryshme
te botes, dy prej te cilave i kam ketu ne SHBA. Une gjate ketyre diteve kam
themeluar nje zyre te plote pune ne Nju Jork ne “Milenium ne Plaza Hotel”
, ku jane vendosur shtabi dhe nje grup i madh i lobisteve te cilet do te
punojme bashke per Kosoven. Gjate kesaj kohe pra ne nje periudhe 6 vjeçare
gupet e mija lobuese me mua ne krye kemi pasur fatin te takohemi dhe te
flasim per Kosoven me shume burreshtetas, mbreter, presidente e kryeministra,
dhe diplomat te ndryshem te botes. Mund te them se mbas gjithe kesaj pune te
shkelqyer qe kemi bere ne kete drejtim mund te deklaroje me ndergjegje se
"me shume se 20 shtete nga 71 qe e kane njohur deri tash Kosoven shtet, kane
qene si rezultat i punes sone, ne lobimin qe kemi bere neper ato shtete.
Atehere ne emer te kujt flete Pacolli ?
Pacolli : Duke e pare AKR-ne partine time si pergjegjese direkte per
mbarevajtjen e gjerave ne Kosove, partia ime AKR-ja, ka punuar per punet me
madhore ne Kosove. Ne jemi duke folur dhe duke i ikur fjaloreve te zhanrit te
"piste", qe perdoren ndonjehere fatkeqesisht ne Parlamentin e Kosoves. Une
dhe partia ime megjithese jemi ne opozite, prape se prape jemi nje opozite
konstruktive dhe kemi zgjedhur rrugen qe te sherbejme Kosoves per gjerat qe
kerkon ajo nga ne. Mbasi eshte dashte qe ne Kosoven gjithsesi duhet t'a
deshmojme se ka shtet dhe jemi ne gjendje te bejme e te mbajme shtetin ashtu te
forte e te konsoliduar demokratik dhe sovran. Mendoj se ne gjerat me
madhore, une dhe AKR-ja e kemi "ndjere veten pothuajse pjese e "qeverise ", ne
gjerat aty ku eshte dashte te jemi, pra, perfshire ketu edhe lobimin qe po
bejme per Kosoven.Madje, per kete ashtu si dhe thoni ju ne shume raste edhe
jam kritikuar, sepse une dhe AKR-ja, nuk bejme "opozite te forte" kundra
Qeverise. Une as qe e kam bere, dhe as qe e beje nje gje te tille, perderisa
e shoh se Qeveria punon per te miren e vendit - aty ku une kam pare gjera
te mira. Rendesi ka per mua qe te gjithe te punojme per Kosoven. S`ka
rendesi se ne emer te kujt flasim per Kosoven.
Pra, a nuk duket keshtu sikur ju nuk po beni dot "opoziten", pasi keni
zgjedhur menyren te loboni ?
Pacolli: Tash kohet e fundit kam verejtur se njerezit mendojne krejt
ndryshe nga çfare mendoni ju. Ata mendojne se "kjo lloj opozite" qe ka bere
AKR-ja, ka qene mese e drejte. Se Kosova shteti me i ri i botes pas pavaresise
eshte dashte menjehere te formonte organet e veta shteterore, qe t'a
deshmonte veten si shtet , te deshmonte edhe besimin qe komuniteti nderkombetar i
dha Kosoves, me ato njohjet e para dhe te menjehershme, qe erdhen pas
shpalljes se pavaresise.
Gjithmone une kam "thirrur per unitet" mes partive, ne daç ato ne pushte
apo ato opozitare, qe ne ato gjera qe dihet se jane madhore per çeshtjen e
Kosoves, ne shtetberjen e Kosoves, gjithsesi te gjejme nje gjuhe te
perbashket, per te qene sa me te bashkuar.
Zoti Pacolli, mire po ju per kete jeni kritikuar vazhdimisht se po "loboni
per hesapin tuaj" dhe se "nuk po beni opozite" por, po i kushtoheni me
shume "lavdise" personale!
Pacolli: Kjo, do te thoja nuk eshte aspak e vertet! Ne jemi per nje
opozite konstruktive. Opozite qe te ndihmohet ne ato raste ku opozita mund te
luaj rol e te japi kontributin e saj ne shtetberjen. Sesa e paguan kete
opozita, per mua kjo ka shume pak rendesi. Ne kemi bere opozite konstruktive te
fuqishme, pavaresisht se une personalisht, kam qene me shume i angazhuar me
lobimin e çeshtjes se Kosoves.
A keni ndonje oferte kompensimi apo çka do te kerkoni nga Qeveria per
punen qe po beni ?
Pacolli: Une jam shume i kenaqur se nje pjese e mire e qytetareve te
Kosoves ka mirepritur punen time dhe kane shprehur faleminderime. Kete e kisha
dashte edhe nga Qeveria dhe institucionet e saj. Por, heshtja e tyre qe ka
dominuar me shqeteso, dhe sidoqofte me "brengose" se perse. Ju them me plot
gojen, se ka pasur edhe tendenca per te me penguar ne punen time. Qe te
pengohet lobimi duke u mundur t'i japin nje karakter tjeter, siç ishte dhe
rasti me Republiken Islamike te Iranit.
Po cilat jane pikat kritike qe ka leshuar AKR kunder Qeverise ?
Pacolli: Dihet mire se ne si parti i jemi kundervene disa privatizimeve ne
Kosove. Dhe nuk kemi bere vetem opozite duke iu kundervene dhe kaq, por
kemi sjell edhe alternativat tona. Ne si per shembull i jemi kundervene
privatizimit te Aeroportit nderkombetar te Prishtines, i cili, sipas nesh nuk ka
qene aspak ne interes dhe leverdine e shtetit te Kosoves. Dhe se rezultatet
e ketij privatizimi do te shihen pas nje viti ose dy vjetesh, kur do te
dal ne shesh qe ky privatizim ka qene nje hap i gabuar i Qeverise dhe i pa
dobishem per Kosoven. Kemi bere opozite tek privatizimi i PTK-es, i jemi
kunder vene asaj se eshte ne pyetje nje nga institucionet me strategjike te nje
vendi. Posta Kombetare ne asnje vend te botes nuk privatizohet dhe nuk ka
te drejte asnje Qeveri t'a marre ne dore ate e t'a privatizoje. Kjo kompani
duhej nje here te zhvillohej dhe me pas duhet te jepte maksimumin e saj
dhe kur te mberrinte tek maksimumi atehere dhe vlera i rritej, duhej te
bisedohej se çfare te behej. Per kete, ne i dhame Qeverise nje alternative dhe
une personalisht gjeta nje kredi nga Britania e Madhe. Dergova dhe letrat
intend, duke u thene qe te mos privatizohet. Sepse, nese e privatizoni PTK, u
thashe nuk do te merrni me shume se 300 milion euro. Une, premtova 400
milion per kete privatizim dhe qe per 6 vite t'ju jepej kompanive kredidhenese
me menaxhim, dhe pas 6 vjeteve kompania perseri t'i kthehej Kosoves ne
menaxhim. Pra, keshtu do te ruanim perseri kompanine e PTK-es, Kosoves.
Ne spektrin e opozites kemi rastin Haradinaj dhe Hagen. Çfare po behet
lidhur me kete rast sipas jusha nga faktoret politik dhe institucional ne
Kosove ?
Pacolli: Se pari duhet te shpreh respektin e madh qe kam per
personalitetin e zotit Haradinaj. Pasi, Ramush Haradinaj i perket njeres prej familjeve
qe ka dhene me shume per Kosoven, çlirimin dhe pavaresine e saj. Krahas me
familjen e Jasharajve, krahas me Rugoven, dhe me disa familje te tjera,
Haradinajt kane zene nje vend te veçante ne ate qe kane dhene me shume per
Kosoven. Ne po e ndjejme mungesen e tij se na ka munguar njeri prej
opozitareve me dinamike ne Kosove. Dhe ne si opozite mendoje se ndoshta kemi bere aq
sa mund te bejme, ndersa per qeverine dhe institucionet e saj nuk mund te
them asgje, se jam jo shume i kenaqur. Une deshiroje qe miku im Ramush
Haradinaj te kthehet sa me pare, si i duhet Kosoves ne keto momente me shume se
kurre, qe te punojme per te miren e Kosoves, se bashku me te. Per kete
Ramushi dhe partia e tij i ka pasur gjithmone" dyert, dhe zemren dhe krahet" tek
AKR-ja te hapur te bashkepunojme si opozite konstruktive. Ramushi i mungon
shume me teper Kosoves, doja te thoja se une personalisht do te beje çmos
qe Ramush Haradinaj te lirohet sa me pare.
Keni ndonje vleresim apo parashikim se kur Kosova do te behet shteti i 193
i OKB-se ?
Pacolli : Kosova sipas meje ne Sesionin e ardhshem pra ne vitin 2011, do
te jete anetare me te drejta te plota e familjes se Kombeve te Bashkuara.
Pra shteti i 193-te i OKB-se. Flamuri i Republikes se Kosoves do te vendoset
ne shtizat e OKB-es, ne shtatorin e viti qe vjen. Por do te apeloja se nuk
do te thote se ketu perfundon gjithçka, ne duhet te punojme edhe me shume ta
forcojme dhe konsolidojme shtetin tone Kosoven. (INA)

Loading...