Discussion:
Ministri belg i Drejtësisë: Kisha të kompensojë të gjithë të miturit e abuzuar seksualisht nga priftërinjtë
albertino rakipi
2010-09-14 07:22:42 UTC
Permalink
Bruksel, 4 korrik,

Kisha belge duhet të
kompensojë të gjithë të miturit, viktima të priftërinjve pedofilë gjatë
50 viteve të fundit. Këtë deklaratë e ka bërë ministri belg i Drejtësisë, Stefan De Clerck.Sipas
ministrit belg, shumica dërrmuese e 475 fotografive të fëmijëve të
sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera 24 qershor, në zyrat e
komisionit të Profesor Adriaenssens, nxjerrin në dritë ngjarje dhe
fakte të ndodhura gjatë 30, 40 dhe 50 viteve, dhe për këtë arsye nuk
mund të ndiqen penalisht të gjitha sikundër kanë ndodhur realisht nga
drejtësia belge. Kjo deklaratë e fundit i ministrit të
Drejtësisë, De Clerk, vjen pas sinjalit të qartë të lëshuar nga
drejtësia belge, se "kisha nuk është mbi ligjin", sikundër kanë bërë
të ditur mediat. Madje gazeta frankofone, "Le Soir" pak ditë
më parë publikoi një artikull ku kërkonte të dinte se çrol luante kisha
belge, në identifikimin e priftërinjve belgë që kanë abuzuar me të
miturit, duke nënkuptuar se drejtësia belge i fajësonte ata për dhunë
të dyfishtë. Po kjo gazetë shkruante në një tjetër koment se Vatikani kërkon një varr për viktimat e abuzimit. Sipas
një marrëveshjeje të arritur nën kujdesin e Ministrit të Drejtësisë,
është ngritur një komisionit nga kisha belge, i udhëhequr nga profesor
Peter Andriaenssen, që po heton abuzimet seksuale të priftërinjve. Por,
sikundër nënvizon gazeta "La Libre Belgique", një marrëveshje e tillë,
sipas saj ndoshta e qëllimshme i lejon kishës të manovrojë në hetime. Vetë gjyqtari i çështjes, De Troy ka garantuar pavarësinë e hetimit dhe gjykimit të priftërinjve pedofilë nga kisha. mit/NOA
Loading...