Discussion:
{QIKSH «ALBEUROPA»} Nje poezi nga nena ime
Vitore Stefa-Leka
2004-03-02 13:51:34 UTC
Permalink
Kjo Poezi me pikoj ne shpirt ..
I perjeteshem dhe i pa haruar qofte kujtimi i nje nga poeteve te para te gjinise femer te Kosoves martire Sevdije Zajmi , qe e bija e nderuara poetesha Drenush Zajmi po na i kthen te gjalle vepren e saj ketu ne mesin tone.Kjo poezi flet kjarte! sejcili nga ne te emigruarit i ndjen ne shpirt keto vargje
Pres te lexoj akoma nga vargjet perla te nenes tende Drenush
Rrofshi dhe ta kujtoni ashtu si do mbetet e paharruar jo vetem ne brezat e saj qe e njojten dhe vleresuan po dhe ne te gjithe gjeneratat shqiptare
Me dashuri e respekt per familjen patriote ZAJMI
Vitorja

Drenusha <***@hotmail.com> wrote:Sevdije Boshnjaku - Zajmi
(1943-1992)
Letër prej mërgimi


E dashura Dritë. Jam shum larg prej jush

Mû si n`shkreti, në një vend të lanun tretë,

Ku njerzit s`na duen, si t`ishim kurkush,

Dhe i gjalli vllaznisht nuk na përshëndetë.



Këtu bari vrik thahet, lulja mbetet e shkretë,

Bylbyli struket posa drita del.

Për ne ditë të bardha veç atje kanë mbetë

Dhe malli për ju zemrat na i vjelë.



Jo, këndej s`fryen flladi i pranverës

Si në vendin tonë – Kosovën e gjanë –

Që përgëdhel si nana fëmin n`prag t`derës,

Kur vajit ia nisë edhe ngishëm qanë.



Çdo gjá para nesh ësht memece e s`na fletë,

Sikurse edhe kjo letër që sod po ta shkruej…

Me fjalë t`ambla, dije, askush s`na pret,

Pse jém mërgimtarë- në vendin e huej!




Na dërgoni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, që QIKSH Albeuropa të jetë më e pëlqyeshme, më efikase dhe më e dobishme - në shërbim të Mërgatës, të mbarë kombit dhe të atdheut tonë - Shqipërisë Etnike.

Nëse e sheh të arsyeshme dhe të dobishme, dërgo shkrimet e ALBEUROPËS në E-mail-et e miqve tuaj dhe i regjistro ata në:

albeuropa-***@egroups.com

Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:

albeuropa-***@egroups.com





---------------------------------
Collegamenti Yahoo! Gruppi

Per andare all'homepage del gruppo:
http://it.groups.yahoo.com/group/albeuropa/

Per annullare l'iscrizione al gruppo, scrivi a:
mailto:albeuropa-***@yahoogroups.com?subject=Unsubscribe

L'utilizzo da parte tua di Yahoo! Gruppi è soggetto alle Condizioni Generali di Utilizzo del Servizio.




VitoreStefaLeka


---------------------------------
Yahoo! Mail: 6MB di spazio gratuito, 30MB per i tuoi allegati, l'antivirus, il filtro Anti-spam
Loading...